Pas Shqiperisë edhe Mali i Zi bëhet objekt i sulmeve të organizuara kibernetike – Llogaritë e qytetarëve dhe subjekteve afariste nuk rrezikohen

0

Serverët e Qeverisë së Malit të Zi ishin cak i një sulmi kibernetik, njoftoi Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj duke shtuar se këto ishin sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur deri më tani në Mal të Zi.Dukaj tha se ekspertët e tyre po punojnë për përcaktimin e dëmeve.“Të dhënat paraprake tregojnë se këto ishin sulmet më të sofistikuara që kanë ndodhur në Mal të Zi deri më tani dhe se ato përbëhen nga një kombinim i disa metodave të ndryshme të sulmeve kibernetike”.Aktualisht është konfirmuar se zbulimi i hershëm i sulmit ka mundësuar që sistemet kyçe të mbeten të paprekura, por se shkalla e dëmeve është duke u përcaktuar, pas së cilës do të jepen informacione më të sakta.PAASNdonëse disa shërbime aktualisht janë të çaktivizuara përkohësisht për arsye sigurie, siguria e llogarive të qytetarëve dhe subjekteve afariste dhe të dhënave të tyre nuk është e rretikuar në asnjë mënyrë, deklaroi Dukaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.