Pas Arbanës së vogël fshihet Blushi i ri

0

Nga : Zamir Gjurgji

Beni s’ecën vetë, ecën në trasenë e shtruar nga babai Kiço dhe gjyshi Dhimitër. Një shute i rilindur që provokimin, kurthin dhe intrigën e ka huq dhe fjalën e pret me sëpatë voskopojare.

Ish-kryeministri Fatos Nano e provoi i pari se ç’do të thoshte të mbahej në gjirin e Minstrisë së Jashtme një nepërkë që gjuhën e pezmit e lëshon për qejf, për p’rdhë. Zonja Ollbrajt u helmua jopak nga spërdredhja “pas kuintave” e gjuhës së Blushit të ri, edhe pse birit të Thanasit e Maries nuk ia priste mendja bishtperdredhjen e Blushit të ri, sepse ideo-biologjikisht kishin të njëjtin dorëzanë, Dhimitër Shuteriqin.Në kulmin e përdhunimit të një 15-vjeçareje nga një pedofil roje, në kulmin e shumë skandaleve të kishave të krishtera( në mjaft raste të pranuara dhe të ndjesëkërkuara nga krerët e lartë fetarë), në kulmin e marrjes së stafetës së protestës nga LGBT-ja që “ngatërron” pedofilin e Surrelingtonit me presidentin e Uashingtonit, Blushi hedh mediatikisht “Otello 2.0”.Kronika e skandalit ende të pretenduar të pedofilisë në jetimore në emër të një kleriku musliman s’ka ende emër e mbiemër…! Përsa kohë që s’ka folur emërtesa dhe përgjegjësitë e pretenduara të jenë faktuar publikisht, Blushi ka rastin të ngrejë pandehmën e metonimisë që përudhet nga sinekdoka: njëjësin për shumësin; të gjithë klerikët një turi kanë, me kryq a gjysmëhanë, aty dhe vetëm aty qëndron e keqja që ka kapluar vendin. Feja është opium për popullin. Shpëtimi? Nga frankmasonëria e opiumit bio-ideologjik për popullin, si dhe në emër të laikokracisë së elitave të “racws sw pwrzgjedhur sorosianisht”( edhe pse etimologjia e laikokracisw të shpie te “pushteti i popullit”!).Te Blushi ngërthehet një dukuri që duhet trajtuar sa me kujdes aq edhe me delikatesë, për të mos rënë realisht në racizëm(gjithmonë i dënueshëm moralisht e ligjërisht), por pa e lënë racën e pretenduar e të vetëpërzgjedhur, vllahizmin kriptogrek, ashtu rëndom nën veladonin e zi panortodoks.Kujdesi njerëzor qëndron te vllehët që janë pjesë e qenësishme e kombeve shqiptare, greke, serbe, rumune a më gjerë. Është e pavënd dhe e padrejtë të mos vihet në pah ai kontribut i spikatur i vllehëve në dobi të Shqipërisë e shqiptarisë. Do të ishte padrejtësia vetë. Por…ka edhe një pakicë aktive dhe përherë agresive që sillet si shumicë falë rravgimit mediatik, që Shqipërinë dhe shqiptarinë e kanë kafshatë që s’kapërdihet, që bashkëpunimin me shovinizmin grek(kryesisht) në rend të ditënatës, që provokimet ndaj besimeve fetare dhe simboleve të Shqipërisë, yllin polar të veprimtarisë së tyre sa të ndërkryer aq edhe të përhënur.Tek Edi Rama dhe Ben Blushi kjo dukuri është në rend të natës: të dy janë të së njëjtës pakicë vllehe që greqizmën e kanë në gjak e shpirt, në frymë e gërmë. Që provokimin e kanë huq, njëri nga pararendësi Dhimitër Shuteriqi e tjetri nga pararendësi Spiro Koleka. Asnjëherë nuk ndahen edhe kur bëjnë sikur ndahen(Libra-Rilindja), s’e kanë atë lirshmëri gjenetike për të qenë të ndarë, janë të pandashëm në vllaho-greqizmën ortodokse nën veladonin e zi të laikokratit frankmason.Antishqiptarizma vetë. Djallëzia vetë. Kryq i bëjnë veç kryqeve të Xhorxh Sorosit teksa i përzgjodhi të dy vllaho-greko-ortodoksët e veseve kulupi, si dy kalorësit e urdhërit të zi qysh në kohën e Fron Nazit dhe nën bekimin e pragnobelistit frankmason që “më duhet ta lë” në parehatinë e tij!Përtej një gazetareje që ka marrë shtysën e emisonit nga një shef që frymën e gërmëzon sa t’i dalë shpirti në frankmasonërinë e fesë së parave rotshildiane, helmi i Blushit është intriga dhe provokimi i radhës.Ka dëshmi të gjalla që nxjerrin cullak aradhën e vllaho-greko-ortodoksëve të mëkuar në gji me antishqiptarizëm dhe rritur me fenë opium për popullin nga frankmasonëritë sa kriptoenveriste aq edhe sorosiane. Një ndër to, Gjergj Fishta: Hasmi shpirtëror i Enver Hoxhës, Dhimitër Shuteriqit, Spiro Kolekës, Ismail Kadaresë, Kristaq Ramës, Kiço Blushit… Ashtu rastësisht, të gjithë në një?!

As Beni s’ecën vetë. Madje, as Edi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.