Shoqata e bejtexhive të Shkodres, krahas punës përkushtuese dhe mjaft pasionante që po bën prej shumë vitesh, për të mbajtur gjallë, madje për ti dhënë një tjetër dimension këtij arti ndryshe, këtij arti popullor, që e ka shtepinë në Shkoder. Këta pasionant, nuk rreshtin së punuari duke na dhënë herë pas herë emocionet e bejtës shkodrane, por ja që nuk pajtohen vetëm me këtë punë. Drejtuesit e kësaj shoqate i dhanë bukuri, i sollen suprizën mbase më të madhe, tërë sadisfaksion familjës së të paharruarit Gjosho Vasija, teksa treguan se është gjetur kitarra e moçme e Gjosho Vasisë. Këtë kitarrë e ka ruajtur në shtepi për më shumë se 30 vite një shoku i tij brahim Kraja i cili nuk banon më në Shkodër, por u gjet dhe u dhurua për familjen. Dhurimi i kësaj Kitarre solli vertetë emocione dhe lot në faqet e jo vetem vajzës së të ndjerit Gjosho Vasia, Angjelina Vasija, por dhe tek të gjithë ata pjesmarrës në promovimin e librit Epopeja e llumit kombëtar.