Partizani “B” përmbys Veleçikun , duke e mundur në shtëpi me rrezultatin2me1

0

Dy gola të shenuar  në harkun e 13 minutave  të pjesës së dytë  nga futbollistët e Partizanit “B”  ndaj skuadrës së Veleçikut, i kanë siguruar skuadrës kryeqytetase  tre pikë të vlefshme, ndersa   ekipit të Veleçikut kjo humbje tashmë duket se do i kushtojnë mjaftë rëndë, duke I dhënë  një shtytje  më shumë drejtë renijes nga kategoria e pare, rreth ketij takimi të zhvilluar pasditën e së Ejtës  bënë fjalë kronika e gazetarit  sportive Bashkim RamekajPartizani”B” nuk e ka  “falur” Veleçikun as  në fushën sportive “Reshit Rusi”, duke përmbysur rrezultatin  nga  1 me 0 në favor të  skuadrës Koplikase     që  në minutën e 32 të takimit  me gol  të shenuar nga  futbollisti Bega , nga pika e bardhë e 11 metërshit.Në këtë takim  vëndasit e Veleçikut shpresonin shumë  tek fitorja  , çka do ishte një hap  i mirë  drejtë mbijetesës  në katëgorinë e pare. Por kjo nuk ka ndodhur mbasi të kuqt e Partizanit “B” në pjesen e dytë të takimit janë treguar  me racional në  fushën e lojës, dhe siç na informon nga fusha sportive “Reshit Rusi “ e qytetit të Shkodërës  gazetari ynë sportive Bashkim Ramekaj. Dy golat e shënuar nga  miqt  partizanas i kanë shuar  thuajse totalisht shpresat e askuadrës së  veleçikut për të qëndruar në katëgorinë e pare. Kësisoj në minutën 6o  të takimit ka qënë futbollisti Bordufi   I cili ka realizuar golin e  barazimit. Ndersa pritej reagimi I  futbollistve     vëndas veleçiku , për të  shënuar golin e fitores, ka ndodhur ajo që edhe pritët , se kur nuk shënon edhe pëson, kështu  futbollisti   mik  nga kryeqyteti  Klahos  ka shenuar golin e  avantazhit  për Partizanin, duke përmbysur   rrezultatin  në favor të skuadrës së tij. Nderkohë  që  më   këtë fitore  Parrtizani “B”  i ka dhënë një mësim të mirë skuadrës  Koplikasë  duke e “përmbytur” plotësisht  në fundin e  ujërave të tabelës së klasifikimit, dhe per rrjellojë  duke  e shtyrë drejtë  daljesë  nga kategoria e parë për   në  katëgorinë e dytë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.