Pal Tushaj flet pas dorëheqjes nga kreu i PS-së Rubik dhe zbardh prapaskenat, ja deklarata ‘bombë’ që çuditi socialistët: Do votoj kandidatin e PD

0

Rikandimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë, ka detyruar të dorëhiqet nga drejtimi i selisë rozë në këtë qytet të Pal Tushaj.Kreu i PS-së Rubik, përmes rrjeteve sociale, thekson se Ndrec Deda e trajton Mirditën si të dorës dytë, pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm  kur ka fushatë vjen me kohë të plotë, thotë Tushaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit, teksa komentoi dhe një episod në kampin e PS-së.Berisha përmendi largimin nga detyra si kreu i PS-së në Rubik të Pal Tushajt, i cili pati komentet e tij për kandidatin e socialistëve për bashkinë Mirditë, Ndrec Deda.Rama rikandidon Ndrec Dedajn, dorëhiqet kreu i PS Rubik, Pal Tushaj: Deda,

Përpara mbështetësve të tij Berisha citoi arsyet e dhëna nga Tushaj për largimin, teksa përmendi se Deda nuk përfill strukturat e PS-së dhe e trajton Mirditën si të dorës së dytë duke punuar me kohë të pjesshme dhe se ky i fundit bën fushatë me persona me precedentë kriminalë dhe emërime klienteliste.

“Nëse vazhdojmë me këto ritme nuk i dihet sa njerëz do mbeten në Shqipëri. Shqipëria po shpopullohet në mënyrën më të frikshme.

 

Sot kreu i PS në Rubik dha dorëheqjen sepse tha që kandidati i emëruar për bashkinë Mirditë, Ndrec Deda, vjen në punë me kohë të pjesshme dhe nuk përfill strukturat e PS-së. Ai bën fushatë me njerëz me precedentë penalë dhe nuk merr parasysh partinë. Kriter kryesor është të kesh dy emra e dy mbiemra për të shpërblyer zotin Ndrec. E lexova këtë sepse kemi detyrim madhor të ulemi me çdo shqiptar e të bisedojmë. Zgjedhjet janë vendore, por zgjedhjet janë më të rëndësishmet pas atyre të vitit 1992”, tha Berisha ndër të tjera.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.