Diskutime të zjarrta, vrejtje për Bashkinë M,Madhe veçanarisht për mosvëndosjen e lapidarit kushtuar luftës së Koplikut 1920, si dhe zgjedhjet e reja drejtuese në organizatën e familjeve të deshmorve kanë shoqëruar takimin e kësaj organizate në paradreken e kësaj të ejteje, Kryetar është rizgjehur z, Mark Luli.
Organizata e familjeve të deshmorve M.Madhe ka zhvilluar analizen e punës së saj nga njëra fushatë zgjedhore në tjetren, njëherazi janë zgjedhur dhe organët e reja drejtuese të kësaj organizate.Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i Organizatës së familjeve të dëshmorve Gjergji Velo , dhe nëkryetari Shaqir Vukaj. Ne fjalën e tij sekretari i kësaj organizate Hajrullah Çelaj , mbasi ka ftuar të pranishmit të mbajnë një minut heshtje në nderim të Sokol Çelaj i vrarë këto ditë pabesisht, nder te tjera është ndalur tek veprimtaria e kësaj organizate.Nderkohë që kryetari Mark Luli krahas të tjerave ka theksuar faktin se Bashkia nuk është pergjigjur sa dhe si duhet interesit të kësaj organizate, veçanarisht në rikthimin e ëmrave të deshmorve të shkollave dhe instucioneve në M,.Madhe .Gjergji Velaj dhe Shaqir Vukaj në fjalët e tyre kane vlersuar faktin se kërkohet bashkpunimi me i mirë me Bashkinë dhe gjithe instucionët veçanarisht për ngritjen e lapidarve siç është lapidari kushtuar luftës së Kopikut 1920. Në ëmër të Bashkisë dhe posçorisht të kryetarit të B ashkisë Tonin Marinaj , nënkryetari Sytki Ndrecaj ka vlersuar faktin se Bashkia po punon të rrisin shkallen e bashkpunimit. Në fund u zgjodhen drejtuesit e rinj: Kryetar Mark Luli, Nënkryetar Ali Synaj dhe Sekretar Hajrullah Çelaj.Pas këtij takimi zgjedhor veprimtaria ka vijuar me një drekë pune tek Shporta e Reçit.