Poezia e plote e Sali Manit!
” Ooo m’ka marre malli per vendin tim,
Larg i tretun ne mergim,
M’ka marre malli per shtepi,
Me vllazni kafe me pi ,
Me shetite neper Koplik,
Me nje shok e me nje mik,
Me pa lulet e pranveres ,
Miqte e mire te pragu i deres ,
Me pa fushat me pa malet,
Me i sodite liqenit valet,
\\
M’ka marre malli dhe per shkrepa,
Per ninullat neper djepa ,
Per at’ Rec, per gure e dhe,
Gjysh stergjyshat ku m’kane le ,
Ato bjeshke si prej argjendit ,
Deri n’alpet e Kelmendit,
Me m’zane nata ku del tym,
N’post t’ogicit a n’qylym,
Tuj i thane me gote t’rakise,
Tu rrite ndera o i zoti shpise
\\
M’ka marre malli si gjithmone,
Per me dale ka Shkodra jone,
Ku ma s’parit u ndricova ,
Hapa syte e u mesova ,
Si te flas e si t’mendoj,
Si te shkruaj, si t’kendoj ,
Edukaten qytetare ,
Me kulturen tone kombetare,
Kush t’i lypin aty i gjen
2000 vjete aty kane kene,
\\
Brof njehere e bafti i zotit,
Me ja msy ka Hani i Hotit,
Per kah koka e Malsise,
Me i kepute telat ciftelise,
Se atje nderohet miku,
Feste pa feste piqet ferliku,
E lahuta madheshtore
Zgjon jehonat shekullore
Histori e shkrueme n’tel
Bashke me kangen ” Cou e del”
\\
Me pa uren e Rrzhanices,
Ka Ribnica e Podgorices ,
Se deri dje e Jona Ishte
Por ma i forti t’drejte po kishte
Ka Cun Mulajt Bajraktare,
Dede Gjon Lulajt Atdhetare,
E me u ngjit me shoke e miq
Dalengadale deri n’Deciq,
Per me pa si digjet guri
Bash aty ku u ngrit Flamuri
\\
Fluturim me ra n’Vranine,
Ndjella keqen per Cetine,
Me i thane Osos me shtate zemra,
Del njhere e mos rri brenda
As I vrame as i plagosun
As i gjalle as i varrosun
Vec i djegun e i shkrumuem
Hajde t’shkojme te Guri i Shpuem,
Te kufijte e shqiptarise
E jo n’Rozafe te Ilirise,
Ku i qan zemra shkjenise,
\\
E athere teposhte me u kthye,
Pa e lidhe ma gjuhen nyje ,
Nen nje mriz me ba konak
Ku dhe uji t’bahet gjak
E me thirre te ai burim
” Ooo m’ka marre malli per vendin tim”
Te ti shpirtin ta pushoj
Aty zemren ta qetsoj
Keto dy eshtna du me i lane
Ketu ku i thuhet Toka Nane