NUK DUAM TË NDERTOJMË SHTËPI MBI KETO GERMADHA VARRI TË DY PRINDËRVE TANË

0

Kemi udhëtuar nga qendra e qytetit të Koplikut, në drejtim të qytetit të Pukes, për tu ndalur pak minuta, jo vetem për të pushuar, por edhe p֝ër të marrë një infarmacion më të detajuar se ku ndodhet fshati breg i njësisë administrative Rrape të Bashkisë Pukë. Dhe natyrisht as pushimi dhe as infarmacioni i kerkuar nuk jane askund më të dobishem se në mjediset e Hanit të Perparim Laçit. Këtu me ne është bashkuar edhe një nga perfaqësueasit me dinjitoz në Bashkinë Puke, pikrisht z.Afrim Laçi, Kësisoj stafi i emisionit “Jete Tjeter” ka udhëtuar edhe 18 km rrugë per të shkuar pikërisht në fshatin Bregë, këtu ku ka ndodhur tragjedia, këtu ku flaket e zjarrit kanë shkrumbuar çiftin 40 dhe 35 vjeçar Petrit dhe Dava Ndoj. Këtu ku dhimbja dhe lotet e shpirtit sikur nuk shterrojnë asnjëherë, katër voglushët e çiftit Ndoj, dhe dy prinderit e moshuar, s’bashku me familjar të tjerë rrinë dhe presin çdo ditë ngushllime nga të njohur e të pa njohur…
Kështu edhe ne stafi i emisionit “Jete Tjetër” jemi të pa njohur për familjen Ndoj, madje këtyre u duket disi e pa bësueshme që nga M.Madhe ndodhemi pikërisht këtu për ti ngushëlluar dhe jo vetem, pjestaret e kësaj familjë që fati i tyre jo i mirë u mori jeten çiftit Nodoj. Në fakt, ne të emisionit “Jetë Tjetër” ashtu si perherë, edhe kësaj rradhe duhet të jemi të sinqertë dhe transparent më të verteten e madhe, se nese nuk do kishim mbeshtetjen e njerzve me zëmër të madhe , me bardhësinë e shpirtit të të cilet na kanë mbeshtetur vazhdimisht në misionin tonë human, ku sjellim në kujtesë te riun Kristijan Mujaj në Itali , apo edhe Aleksander Nilaj në Amerike, Ashel Market e mjaftë të tjerë, ne do e kishim të pa mundur të realizonim këtë mision kaq fisnik dhe njerzor. Ndaj kësaj rradhe “bumin” e mbeshtetjes ndaj emisionit e kemi patur nga një ëmër mjaftë i njohur, për shpirtin e tij human, për doren e tij të ngrohtë ndaj njerzve në nevoj, për zëmerëgjerësinë e treguar edhe herë të tjera. Është fjala për Shiptaro -Amerkanin Ndue Ftoni. Ky njëri më zëmër të madhe, i cili rrjellë nga një derë fisnike e trevave të Dukagjinit, ku brez pas brezi fisi i tij, shtëpia e tij, zëmrat dhe dyert i kanë mbajtur hapur për njerzit në nevoj. Një njëri i tillë si Ndue Ftoni, i cili ndryshe nga shumë të tjerë, fryrja e xhepit, nuk ia ka tkurrur asnjeherë zëmrën. Ndaj edhe kësaj rradhe zëmerbardhësia e tij, na dergoj dhe neve këtu pranë kësaj familje ku vdekja tragjike u mori jeten çiftit Ndoj. Kësisoj sapo u kemi dhenë duart dhe i kemi ngushlluar familjaret, ne kemi dorzuar edhe zarfat me Shumen e parave prej 5 miljon lekve të derguara nga Ndue Ftoni për këtë familje.
Nderkohë që në ketë shtepi të leshuar nga komshijet për të kryer ritin e pritjes së ngushllimeve, këtu në këtë dhomë ku në tavolinë perballë kemi fotot e çiftit tanimë të vdekur, ngrihemi pak dhe bisedojme edhe me femijët. Gerta Ndoj është motra e madhe në kater fëmijet e çiftit Ndoj. Nuk i besohet se prindërit e saj kanë shkuar në jetën tjeter, por gjithësesi Gerta betohet se do të jetë kujdestarja e rritjes së vllezerve dhe motrave më të vogla, këtë barrë ia ka çuar jeta dhe….
Pas këtyre bisedave tejet trishtuese, dhe natyrisht ngushlluese, këtu ku familja Ndoj pret e percjell, njerëz nga kater anët që vijnë dhe e ngushllojnë. Të gjithë s’ bashku kemi shkuar  tek shtëpia e kthyer në germadh pas atij zjarri që u mori jeten në kulmin e jetes çiftit Petrit e Dava Ndoj. Këtu vllaj i Petritit , por edhe vajza Gerta, si dhe gjyhshi i saj na tregojnë fillimisht se ku dhe si ka rënë zjarri fillimisht, pikërisht, këtu në katin e dyte të shtëpisë, ku flaket e zjarrit nuk u kanë lënë kohë çiftit as edhe të thonë të pakten një amanet për fëmijet e tyre…. më tej Gerta tregon se më tej në anen tjeter, po në katin e dyte kanë qëne fjetur kater voglushet, ku pas fatkeqësisë së humbjes se prinderve, fati këta i ka shpëtuar…. dhe pasi vogëlushet e tramautizuar nga flaket dhe tymi pasi nuk kane marrë asnjë pergjigje nga baba dhe mami edhe pse zeri i tyre degjohej deri në qiell baba , mama dilni se po vdesim, këta janë kthyer dhe kanë nxjere nga kati i pare duke ua rrembyer flakve për të mos i zharitur edhe gjyhshin e Gjyshen….
Këto pamje janë vertetë rrenqethëse për kedo që ka degjuar, ndersa për ne që ë perjetuam një dite dhimbjen e kësaj familje, me sinqeritet ndihemi të pa fuqishem të pershkruajmë këtë dhimbje, këtë tragjedi, që është një brengë në jeten e ketyre voglushve dhe gjyshërve të tyre. Afrim Laçi, njeriu per të cilin nuk duam të kursejme asnje fjale pozitive, sepse meriton, të pakten për kontributin njerëzor që tregoj edhe ndaj stafit të emisionit Jetë Tjetër për të realizuar këtë ëmision vertetë mjaft të veshtire. Kjo dhe për faktin se ndodheshim në një zonë , ku edhe traditat, në kesi rastesh, ndryshojnë nga ato që njohim ne. Gjithësesi, Afrimi është shprehur rreth perjetimit dhe mbeshtetjes së bashkisë per këtë tragjedi…..
Pasi kemi qëndruar këtu disa orë , me realizimin e këtij emisioni, ne jemi ndar nga pjestaret e mbetur të kësaj familje, në fund, sërish duke çuar po në fund porosin dhe nderin e shpirtmadhit Ndue Ftoni, këtyre voglushve u ështe njomur dora, por shpirti i tyre i brëngosur din të falenderojne dhe ti urojne bsnesmenit Ndue Ftoni gjitha t’mirat e jetes, nderkohë që ne ftojme dhe apelojmë për strukturat e shtetit dhe vecanarisht njerzit me zëmer të madhe si Ndue Ftoni të kontribjuojnë edhe ata sipas mundësive të tyre. Kjo familje tashme ka nevoja të medha , por mbi të gjitha per një shtepi. Natyrisht jo mbi keto germadha varri të prindërve të tyre…Ndaj le të shpresojme që kështu siç veproj miku yne dhe i të gjithëve atyre që e njohin dhe jo vetem Ndue Ftoni të kemi edhe të tjere, për tia lehtësuar sado pak dhimbjen kësaj familje që pësoj kë ë tragjedi të rëndë, si pasojë e një shkendije elektrike, pikrisht në katin e dytë aty ku flinte çfiti Petrit dhe Dava Ndoj…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.