Përjetësimi i ngjarjeve historike , te një fshati , të një një zonë apo të një qyteti, të cilat në vetvete përbëjnë krenari kombëtare, është dhe mbetët një detyrim obligues për të gjithë . Kësisoj edhe njëri ndër fisët më të njohura në trevën M.Madhe ,fisi Gegaj i Trieshit po e përjetëson historinë e rrënjëve legjëndare të tij nëpërmjet një kënge të këduar nga lahutari po lëgjëndë Jonuz Delaj . Të përjetsosh historinë e fisit tëndë , të trevës tënde , të kombit tënd në këngë nuk është mburrje , është krenari , dhe natyrisht krenaria qëndron hijshëm pikrisht në ato histori jetësore që i kanë dhënë ëmër lavdije jo vetem një fisi , por mbare krahinës apo treves ku bëhët fjalë. Kështu edhe fisi Gegaj i Trieshit në M. Madhe , është një fis plot krenari , ndaj lahutari Jonus Delaj po relazon një këngë kushtuar këtij fisi nga më të shquarit dhe nga më atdhetarit në mbarë Shqiptarineë . Ndaj pasi kemi ndjekur këtë pasazh kënge , ne kemi realizuar dhe një intervistë me lahutarinë legjëndë Jonuz Delaj i cili edhe pse në një mosh disi të thyer, lahutën nuuk e lëshon kurr nga dora , ndaj dhe veçmas këngës fjala e tij është një mësazh kuptimplot për të gjithë.
Kësisoj këto ditë lahutari Jonus Delaj në bashkpunim me revistën “Fjala” dhe “tv Kopiku “ do të mundësojnë konkrertizimin e kësaj kënge. Ndaj të gjithë ata që kanë dëshirë të bashkpunojnë për përjetsime të tilla për të “strehuar” në tël të lahutës trimërinë , fisnikërinë dhe lavdinë e një fisi , të një fshati apo krahine , legjënda e lahutes dhe ne ju jemi në dispoziciontuaj.