Një zjarrfikëse e re moderne i është dhurohet repartit të PMNZSH Malësi e Madhe

0

Në realitet këtu e një vit më parë ka nisur bashkëpunimi në mes bashkisë M.Madhe dhe komunës Namur në Belgjikë ku aso kohe isht i pranishëm në qytetin e koplikut kryetari i kësaj komune.Dhe ja tani ka nisur dhe konkretizimi i këtij bashkëpunimi, kështu pasditen e së merkurës ka mberritur nëpërmjet pikë së kalimit kufitar Hani Hotit dhurata e parë për bashkinë M.Madhe nga komuna Namur në Belgjikë. Një automjeyt zjarrëfikës u është dorëzuar drejtuesve dhe punojësve të rrepartit zjarrëfikës në qytetin e Koplikut. Në fjalen e tijë kryetari i bashkisë Tonin Marinaj ka falenderuar komondantin e zjarrëfikësve të komunës Namur në Belgjikë z.Joseph Yan, si dhe z.Ardian Bajraktari, po kështu dhe z.Adnan Rexhepi kryetar i shoqatës “Nënë Terez” në Namur Belgjikë. Ky automjet zjarrëfikës vlerësohet si një dhuratë e vlefshme për këtë repart zjarrëfikësish në M.Madhe, kjo jo thjesht për faktin se ka mbërritur pikërisht në momentin e duhur, kohë kjo kur vapa e kësaj stine gjithnjë e më shumë provokon rënien e zjarreve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.