NJË URIM PËR KURBAN BAJRAMIN I SHOQËRUAR ME NJË HISTORI TË TYRBES TË ALIAJVE, UNIKE NË MALËSI TË MADHE.

0
NGA NDUE BACAJ
Me rastin e festës të Kurban Bajramit, miqëve, shokëve, dashamirësve e vëllezërve musliman të një gjaku, gjuhe e kombësie shqiptare ju uroj: GËZUAR, ME SHËNDET, MBARËSI E LUMTURI FAMILJARE FESTEN E KURBAN BAJRAMIT. Urimin e festës të Kurban Bajramit mendova ta shoqëroj me një histori të shkurtër të TYRBES TË ALIAJVE TË KASTRATIT, unike në trojet e Malësisë së Madhe.
NË VEND TË HYRJES!  Ndue Bacaj | EuroEmigrant
Prej qindra vitesh në mes Kastratit të sotem me shumicë të besimit katolik , banon edhe fisi i njohur musliman i Aliajve , me të cilin banorët katolik para qindra vitesh kishin një trung të perbashket , gjëra keto që nuk harrohen , pasi kanë sherbyer për një bashkëjetesë të shkelqyer në mes banoreve të kesaj treve , të “lidhur” edhe me kumari , miqësi , probatini e dashamirësi. Në vitet 1886-1889 ,kur në Bajzë kishte filluar rindertimi i kishës famulli kushtuar Shën Pjetrit e Shën Palit , disa ushtarë turq kerkuan të ndalojnë me forcë ketë rindertim , por trimat e Aliajve u dolen në krah dhe mbrojten sivëllezërit të tyre katolik , rindertues të kishes. Gjithashtu fisi musliman i Aliajve ndihmoi edhe matrialish per rindertimin e kishes së Bajzes, ku nga kjo ndihmë po dallojmë vojvoden famëmadh Zenel Shabani i cili punoi vetë dy qemeret e mëdhenjë të kishes me mjeshtri të rrallë. Po keshtu ndihmuan edhe banoret katolik të Bajzes sivëllezërit e tyre musliman të Aliajve , kur keta ndertuan xhaminë në vitet 1900-1902 , në token që kishte i falur këtij objketi kulti patrioti Zenel Shabani. Xhamia me gjithë fortunat që ka kaluar për më shumë se një shekull, ajo është sot e rindertuar po aty , pranë Tyrbes e cila është shumë vite më e hershme se xhamia, ndaj mendova të fokusohem në një histori të kësaj Tyrbe.
TYRBJA E ALIAJVE
Tyrbja e Aliajve është i vetemi objekt kulti i ketij lloji në Malësinë e Madhe , ku edhe kjo Tyrbe ka rilindur (aty ku ishte) në keto vite të demokracisë.. Tyrbja e Aliajve ka qënë (dhe është) një objekt me vlera të mëdha besimi. Permasat e kësaj Tyrbe ishin; 4 metra e lartë , 3 metra e gjatë dhe 2.5 metra e gjërë , pra ishte mjaft impozante dhe binte në sy prej së largu. Tyrbja vizitohej vazhdimisht , dhe kur kjo ishte e mbyllur funksiononte për vizitoret e besimtarët nëpërmjet një dritareje të madhe që qendronte e hapur tërë kohen. Brenda në Tyrbe ishte varri i një Shehiti (deshmori të madh të besimit musliman). Te kjo Tyrbe shkonin e luteshin besimtarë musliman , por edhe të tjerë që besonin në shpirtin e Shehitit të flijuar e shenjteruar me bekimin e Zotit në qiell, Zot që është një dhe vetëm një për të gjithë krijesat e tij. Gjatë lutjeve dhe pershpirtjve në Tyrbe faleshin para (lek) të kohes dhe liheshin sende të ndryshme të vlefshme të cilat i falnin ata të cilet luteshin.. Varri brenda Tyrbes ishte i ndertuar mjaft bukur dhe rrinte gjithnjë i mbuluar me një kuvertë , ndersa te koka e varrit gjindeshin një çallmë dhe një pal tespi. Dyshemja e Tyrbes vazhdimisht ishte e shtruar me një qilim të mirë , që sa herë vjetrohej zevendesohej me një qilim të ri… Mosha e tyrbes dhe varrit nuk është gjetur e dokumentuar , por sipas gojdhënave ajo duhet të jenë me moshë rreth 250 vjeçare.. Parat (lekët) dhe sendet e tjera matriale që grumbulloheshin te kjo Tyrbe administroheshin nga një këshillë , i cili shumicen e tyre i ndante per hallexhinjët musliman , por jo rrallë edhe per ata katolik , si dhe një pjesë tjetër shkonte (mbasi u ndertua xhamia) në meremetimin e mirmbajtjen e xhamisë. Tyrbja gjithnjë rrezatonte besim e bashkëjetesë të shkelqyer në mes banorëve kastratas e më gjërë. Bukuria e Tyrbes shtohej në 30 ditet e Ramazanit, ku rrinte gjithnjë e ndriçuar me fenerë të kohëve. Zbukurimet ishin të perhershme , por edhe të veçanta në ditet festive të Bajramit , ditet e Premte e tjer. Te kjo Tyrbe thuhet se vazhdimisht besimtaret në nevojë gjenin dermane të ndryshme për shëndetin , për halle jetësore si dhe per probleme psikologjike etjerë. Tyrbja ka qënë e njohur dhe është vizituar jo vetëm nga banoret e Kastratit e Malësisë së Madhe , por edhe nga banorë të tjerë nga Shkodra e deri në Podgoricë e më gjërë. Tyrbja me emrin e mirë që ka fituar ndër mote ka qënë shëndërruar edhe në një vend pelegrinazhi nga besimtarët e njerëzit etjerë në nevoja që mendonin se ketu gjenin derman.. Mjerisht shkelqimi i kësaj Tyrbe si i të gjitha objekteve të tjera të kultit filloi të venitet me ardhjen në pushtet të të pafeve komunist (me 29 nentor 1944), të cilet në çmendurinë e tyre ateiste arriten kulmin në vitet 1967-1968, kur ndaluan besimin me ligje dhe shkatërruan edhe Tyrben e Aliajve , si shkatërruan edhe Xhaminë në Aliaj ,dhe objektet e tjera të kultit në të gjithë Shqiperinë.. Edhe pse u shkatërruan objektet ku njerzit i faleshin, besimi te Zoti nuk mund të shkaterrohej , ndaj pas kësaj sprove të madhe u shkatërrua vetë komunizmi ateist , ndersa objektet e kultit u ringriten në vitet e demokracisë , shpesh edhe nga “hiri” i tyre. Në keto vite demokracie e ringjallje u ringriten xhamija dhe Tyrbja femëmadhe e Aliajve aty ku ishin dikur dhe janë sot. Shpresojmë që me ringritjen e objketeve të kultit të vijojmë të ringrejmë edhe besimin te Zoti e te njeriu i tij , besim që e kemi pas bjerrë jo pak, me dashje apo padashje…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.