Arber Bullakaj në pozitë të favorshme garuese për Parlamentin e Zvicrës Delegatët e Partisë Socialdemokrate të Kantonit të Sankt Gallen duan të fitojnë një vend shtesë në Parlamentin e Zvicrës. Këtë vend të tretin ata duan ta fitojnë me një listë të fortë me kandidat të shquar. Në vendin e tretë në listë, menjëherë pas dy Parlamentareve të deritashëm është Arbër Bullakaj. Në tetor të këtij viti Zvicra zgjedhë parlamentin e ri për katër vitet e ardhshme. Vendimin, se kush do të ulet në parlament e sjellin banorët e Kantoneve, të cilët me anë të votës japin besimin atyre politikanëve, të cilët i shohin si përfaqësues të denjë të interesave të tyre. Partitë nëpër Kantone kanë filluar me përpilimin e listave për Kandidat.
Kështu edhe Partia Social demokratike e Kantonit të Sankt Gallen. Në prezencë të kryetarit të Partisë në Nivel të Zvicrës, Christian Levrat, kjo parti ka votuar listën e kandidatëve dhe ka definuar qëllimet për zgjedhje. Synimi i partisë, është të fitohet një vend shtesë në parlament nacional. Një synim, i cili mund të arrihet vetëm me kandidat të fortë, të cilët mobilizojnë dhe janë dëshmuar se janë të aftë dhe të përkushtuar. Treshi si numër magjik Konkurrenca për vendin e mirë në listë ishte e madhe. Vendi i tretë në listë, menjëherë pas dy parlamentareve të deritashme, të cilat tradicionalisht i prijnë listës, e rritë shansin për t’u zgjedhur dhe është vend i dëshiruar. Mu në ven të tretë është votuar Arbër Bullakaj, Deputet në qytetin e WIl (SG) dhe nënkryetar i Degës kantonale të Partisë Socialdemokrate. Mbështetja e delegatëve për Arbër Bullakaj nuk është e rastësishme. Gjatë 6 viteve sa është deputet në parlamentin e qytetit Wil, ai kaarritur me sukses të bëjë shumë ndryshime ligjore në favor të migrantëve, gjatë procesit të natyralizimit ka mbështetur shumë njerëz, të cilëve u është refuzuar marrja e nënshtetësisë me arsyetim të ndryshme. Arbër Bullakaj gjithmonë i ka inkurajuar ata të mbrohen kundër vendimeve arbitrare dhe u ka siguruar mbështetjen e tij. Nëse ka qenë e nevojshme ai ka avokuar për ta deri edhe në gjykatën kantonale. Si njohës i mirë i financave ai ka arritur që pagesat për marrjen e nënshtetësisë të ulen, pasi që ka mundur të dëshmoj se administrata ka marrë ma shumë, se që është e paraparë me ligj. Ky angazhim për barazi më të madhe, siç është thënë nga drejtoria qendrore dhe delegatët, me ne fund është shpërblyer me renditjen më të mirë të mundshme ne listën zgjedhore. Përfaqësues i një Zvicre të re dhe progresive Arbër Bullakaj është përfaqësues i një gjenerate të re të migranteve dhe migrantëve në Zvicër; të suksesshëm, të guximshëm dhe të gatshëm të japin kontributin e tyre në vendin ku jetojnë, por edhe me vetëbesim të plotë të kërkojnë të jenë pjesë aktive në përpilimin e rregullave dhe ndërtimin e një të ardhme të përbashkët. Kjo shtresë aktive janë edhe votues potencial. Këtë fakt e kanë vërejtur edhe partitë e ndryshme në Zvicër, të cilët mundohen t’i përfitojnë të rinj me sfond të migracionit për fushatat e tyre. Për fat të keq, këta kandidat rrallë kanë gjetur mbështetjen e duhur edhe pse nëpërmjet tyre kanë fituar votues shtesë. Shansi historik për komunitetin shqiptar në Zvicër Shqiptarët arritën të zënë vendin dhe pozitën e merituar në Zvicër. Ata janë të integruar mirë dhe të suksesshëm në punë, në sporte, në art, kulturë e muzikë, ne institucione publike dhe si ndërmarrës, të cilët krijojnë vende të punës.