NJË PAKO MAKARONE NË DITË, KAQ ËSHTË MUNDËSIA PËR NJË NËNË ME 3 FËMIJË

0

Është dita e dytë e muajIt të madhnueshëm të Ramazanit, ku besimtarët musliman do të agjerojnë per 30 ditë me rradhë. Thuhet që ky muaj i bekuar, ky muaj i provës, i bënë njerzit edhe më të fortë. Dhe realisht kështu duket se ndodh edhe me Elmiren nënën e tre femijvë këtu në fshatin Myselim të njësisë administrative Postrribë, në Bashkinë Shkoder…… Elmira kjo grua 35 vjeçare nënë e tre femijve, yje drite , dhe nxënës shembullor në shkollë, fati i saj dhe i tyre është treguar thuajse aspak i mëshirshëm. Të vish nga qyteti i Shkodres për të jetuar në këtë fshat, dhe për më tepër, në këtë shtepi, që vetem ëmrin e ka të tillë sot, se dikur këto ishin stallat e lopve të ish koperativës së Postribes. Jetë vertetë mjerane, pamjet e realizuara nga kamera e emisionit Jete Tjeter, rrealisht jane pamje rrënqethëse. Ja tre fëmijet sapo janë kthyer nga shkolla, hapin serish librat dhe fletoret, në këtë dhomë, ku flejnë, ku studiojne, ku hane dreke apo darke kur kane…Po kështu edhe nëna e Elvires , tregon për vuajtjet e së bijes, ne e kemi strehuar këtu në këtë shtepi, që dikur ishin stallat e lopve, edhe ne këtu jetojme, por qënka hall i madh per nënën kur shikon në këtë gjendje mjerane vajzen e saj me femijet, pra me mbesa e nip…. Edhe keta tre vogëlush, të cilët zoti u ka dhene pasionin për shkollen dhe dijen, flasin me zemër të hapur dhe kerkjojnë ndihme nga shoqeria dhe shteti.. nje shtepi si gjithë te tjeret….. Ky është rituali i perditëshëm i kësaj nënë të re, më këta fëmijë të vegjel, në ditë me diell, por edhe me shi, pakë dru të mbledhura në mal dhe ja kjo pako makarona ështe rracioni i një dite, për të mbushur barkun e zbrazur të familjes. Unë jam agjerueshem, por edhe për fëmijet, kështu cdo ditë shprehet Elmira…..Keshtu pas kësaj dreke me mënynë e perhershme Makarona, sot keta voglush dhe nëna e tyre iu gëzuanë edhe këtyre dhuratave, pikrisht në këtë dite Ramazani….
Ndaj duke u larguar nga kjo familje, nga hallet dhe jeta e kësaj nëne me femijet e saj, ne të emisionit Jete Tjeter ftojmë dhe njeherë të gjithë ata njerzë që i kanë mundësitë, por kanë dhe zëmërgjersinë per të ndihmuar, një nënë më këta femijë, Zoti do tua dijnë mbase me shumë se kurrë në këto ditë të medha të muajt të Ramazanit. Le të shpresojmë tek ju o zëmermirë , dhe ne do trokasim serish në këteë familje , per të percjellë, çdo ndihmë, çdo dhuratë e bamirësi që ju , ne , pra të gjithë do bëjmë per këta…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.