Nga Ndue BACAJ
Prej shekujsh Kristianizmi ka fiksuar daten NJË NËNTOR si diten e të gjithë SHENJËTOREVE. Në ketë datë Kisha Katolike perkujton mijëra Shenjetorë e Martirë që në themelet e besimit kristian kanë vendosur pa droje , shpirtin ,mendjen , trupin dhe gjakun tyre… Pa ketë vetmohim njerzorë e hyjnorë vështirë se Europa dhe Bota perendimore do të ishin keshtu në besim dhe mbi të gjitha në qytetrim e zhvillim . Vargu i Shenjëtoreve dhe Martirëve të Kristianizmit është i pambarimtë dhe ka një shtrirje thuajse në të gjithë Boten , por per racen tonë Iliro-Shqiptare , kjo do të thotë shumë ,pasi ne perqafuam ndër të paret dhe pa mendyshje fjalen e Mesisë -Jezu Krishtit , që vetë Shen Pali e perhapi në trojet Ilire në vitet 56-59. (Kurse në trojet Ilire të Dardanisë Shën Mateu). Besimi Kristian në atë kohe ishte i ndaluar nga perandoria pagane Romake ,e cila ndeshkonte pa meshirë të gjithë ata që guxuan e zgjodhen ketë rrugë besimi per te Zoti. Vlen të theksohet se martiret e shenjetorët e parë të Kristianizmit në “Ballkanin” e kohes e më gjërë janë DY Ilirët Dardan (Kosovarë) Flori dhe Lauri ,të cilet u martirizuan në fillimin e shekullit dytë , në Ulpiana (në afersi të Prishtines sotme ). Keta dy shenjëtorë edhe sot kanë kishen e tyre në Grazhdanik (Kosovë) ,dhe diten e perkujtimit 18 gushtin.. Vargu i shenjëtorve dhe martirve nga raca jonë është mjaftë i madh , ku sipas shkrimeve kishtarë ai e kalon numrin 600, por ne per ketë ditë të lumnueme menduam te kujtojmë fare pakë .. Po e fillojmë me Shen Kostandinin e Madh (273- 337), i cili ishte perandori Ilir i Romës që me Ediktin e tij të Milanos të vitit 313 ,beri që Besimi Kristian dhe objektet e kultit të dalin nga katakombet ,ku i kishte “varrosur” paganizmi , në driten e diellit ,nga ku shkelqejnë edhe sot e në perjetsi , si besim e qytetrim… Vepra e ketij Iliro-Shqiptarit prej Nishit të Kosoves ,nuk mbaron ketu ,pasi Shen Kostandini në vitin 315 miraton dekretin e mbrojtjes të femijëve jetim dhe grave të veja ,per të vijuar me vendimin e tij historik të vitit 321 kur të shtunden hebraike e zevendeson si ditë pushimi , festimi e adhurimi me diten e diel kristiane që kemi sot . 21 Maji është dita e tij… Iliri tjeter nga Kosova , Niket Dardani (shek.IV) është autori i kryehymnit botrore të Kishes Katolike TE DEUM LAUDAMUS ( Ty Hyj të Lavdrojmë ) ,dita e tij festive është 7 janari.. Shen Jeronimi (347-420) shenjëtori Ilir i cili perktheu (Vulgaten) Biblen e Shenjte nga hebraishtja në gjuhen Latine… Data 30 shtator është dita që i kushtohet ketij shenjëtori.. Kesaj plejade lavdiplotë i perkasin edhe shumë Shenjetorë të cilet adhurohen dhe u janë kushtuar tempuj e ditë kremtimi në vende të ndryshme të Europes ,ku Shenjetoret shqiptarë perhapen besimin Kristian , edhe duke “perseritë” mrekullitë e Jezu Krishtit , si Shen Martini në Francë e Portugali , Shen Marini e Shen Luani që themeluan qytetin (sot shtetin e San Marinos) , pa harruar kater Papet me origjinë të pastër Iliro-shqiptare ; Shen Eluteri , Shen Kaji , Shen Gjoni dhe Papa Klementi -XI) e deri te Shenjëtorja më e re , por më sinjifikative Nënë Tereza , Gjë që tregon se jemi komb Shenjtnish ,ndose shpesh i jemi “falë apo janë munduar t’na falin djallit”…Shpresojmë tash e mbrapa kurrë ma…ndaj u lutemi në këtë ditë të madhe të gjithë Shenjëtorve e veçanarisht atyre që i perkasin races sonë Iliro-Shqiptare…