Këto ditë në qytetin e Koplikut, dhe më konkretisht në mjediset e Bashkisë M.Madhe ka qënë mysafir, një mik i mire dhe potencial nga Belgjika. Maxime Pervot, kryetar i komunës Namur në Belgjikë, komunë kjo me një popullësi prej 250 mijë banoresh. Kësisoj mikut nga Belgjika i është ofruar një pritje e perzëmert nga Kryebasshkiaku Tonin Marinaj dhe stafi i tij i ngusht. Ndersa kreu i komunës së Namur Belgjik është shoqeruar nga Shqiptari Adnan Rexhepi, një aktivist ky i dalluar në promovimin e vlerave Shqiptare në Belgjikë.
Veçmas të tjerave gjatë bisedes mjaft miqësore mga të bashkëbiseduesit është vlersuar fakti, se miqësia e nisur pak kohë më par, pas një vizete te kryetarit Tonin Marinaj në Bashkinë Namur belgjikë, tanimë është koha e konkretizimit të bashkpunimit dhe miqësise. Ndaj kryekomunari nga Belgjika ka kërkuar prej homolugut të tij te bëjnë present disa nga kërkesat imdediate, ku edhe mund të kontribuojnë me ndihmat e tyre miqt nga Belgjika.