Lokali “Mona Liza” në qënder të qytetit të Tuzit nuk na shërbeu thjesht për të pirë një kafe, por edhe për tu bashkuar me miq të njohur dhe të panjohur, por që të gjithë, kur u takuam, u përqafuam me shumë dashuri dhe respekt për njëri – tjetrin. Ja intelektuiali i njohur Shkodran, kryetar i shoqatës Kozsova, president i Shoqerisë civile në Shqiperi Dashamir Uruçi, s’bashku me flamurtarin e e palodhur Irfan Donori, me Elide Jorgonin, me … o sa shumë. Të gjithë në një drejtim, në nje rrugëtim, drejtë Trieshit të Malësisë në Mal të Zi. Legjenda e gjalle e shqiptarisë Shtjefen Ivezaj, nuk u ndahet miqve të vjetër kolonelve Flamurit, Vuksanit , por edhe shkrimtarit të pa lodhur Hilmiut, të gjithë edhe këta për atje, ku sot si shumë e shumë të tjerë i ka “ftuar” Gjergj Kastrioti Skenderbeu, në Triesh. Rrugës u bashkuam edhe me gazetarin Vital Rexhepin me koleget e tij nga Kosova, edhe këta për në Triesh, sot Trieshi kishte hapur dyert e zemrës së vet. Jonus Delaj si gjithënjë i vetmi perfaqësues tipik i M.Madhe ne shtetin Am, natyrisht që nuk perton në kësi rastesh dhe si gjithnjë në lartësinë e detyres atdhetare.
Nga personalitet e njohura nga Shqiperia dhe Kosova, prezent ishin këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Flamur Gashi, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, në Mal të Zi, Ridi Kurtezi dhe Ylber Hysa, si dhe Akademik, Frasher Demaj.
Pastaj kryetari i KKSH-së Faik Nika, si dhe udheheqesia e Komunës së Tuzit,
në krye me kryetarin e Komunës, Nik Gjeloshaj, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Tuzit. Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, drejtorin e SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj, sekretaren e sekretariatit të vetqeverisjes lokale, Marina Ujkaj etj.
Fjalë rastit mbajten drejtori i Shkollës fillore “Gjergj Kastriotin Skenderbeu”, në Triesh, Nikollë Dukaj, kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, drejtori gjeneral i Arsimit të MZ, Marash Dukaj, ish mësimdhënësi i kësaj shkolle Tomë Dedivanaj, përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës së MZ, përfaqësuesi i Fondit Humanitar Trieshi nga Diaspora, Gjon Gjokaj, akademik Frasher Demaj si dhe kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj.
Të pranishmit i përshendeti, këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, z. Flamur Gashi, i cili në emër të institucionit të presidentit Meta, i dha titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”, ( pas vdekjes), ish mësimdhenësit Gjon Gjekës Lucaj, me motivacion: “Për patriotizmin e treguar gjatë kryengritjeve për pavarësinë e Shqipërisë së Veriut; mësues i nderuar dhe i përkushtuar i gjuhës shqipe, historisë dhe ligjërues i devotshëm i saj, duke u bërë burim frymëzimi për brezat pasardhës”, titull të cilin e pranoi nipi i Gjon Gjekës, Pjetër Lucaj.
Ndërkaq, të pranishmit i argëtuan kengetarët Nikollë Nikpelaj, Ilir Shaqiri, Fran Lucaj, Toni dhe Shtjefën Ujkaj, Marija Lajçaj, Arton Nikprelaj, si dhe SHKA “Besa”. Kjo ditë e bukur ku dhe natyra ishte në sinkron të plotë me këta njerzë të cilve u qeshte fytyra, u gezonin zëmrat dhe u kendonte shpirti. Sot mbreti i Shiptarve Skenderbeu , krahas ëmrit në shkollën e Trieshit është këtu në Triesh, teksa u tregon të gjithëve se Shqiptaret janë zoter në token e tyre.
***
Natyrisht që në raste të tillla thuajse është e pa mundur të ndodhesh në Tuz dhe të mos kthehesh per tek Muzeu etnografik ne Lekaj. Ketu Shtjefen Ivezaj, si gjithënjë hap zëmrën e tij të pastër dhe na flet edhe një herë për veshtirësit, na tregon se si këtu gjithëçka ruhet dhe kujdeset nga ky vet dhe bashkeshortja Gjystja, ndaj të gjithë e vlersojnë dhe shpresojnë se një ditë, ku burr i vogel me trup, por me shpirt dhe vepra të mëdha do meritojnë vëmendjen e strukturave përkatse në komunen e Tuzit, por edhe te shtetit Am Shqiperi.