“Nisma ligjore qytetare mjedisore”

0

“Nisma ligjore qytetare mjedisore”, është kjo tema e një takimi të organizuar në Shkodër, ku nepermjet kësaj nisme ligjore, ku po lubohet tek shoqëria civile për përmisimin e legjislacionit për konçensionet e HECE-ve (hidrocentrale-ve) në Shqipëri. Është cituar fakti se planet e zhvillimit të veprave hidro-energjitike në Ballkan janë rritur me 300% (tre qindë përqindë) në këto 2(dy) vitet e fundit. Rreth 3000 (tre mijë) diga janë planifikuar për tu ndërtuar nga Sllovakia deri në Greqi. Situata paraqitet alarmante edhe në vendin tone, ku janë planifikuar më shumë se 540(pesë qindë e dyzet) hidrocentrale, një pjesë e konsiderueshme në zona të mbrojtura me potencial të lartë natyror. Ndaj në fjalët e tyre të pranishmit janë ndalur gjatë këtij takimi. Komunitetet lokale janë hallka e parë dhe direkte që e vujan pasojen e një zhvillimi kaq të vrullshëm, për shkak të ndryshimit që ai sjell në zhvillimin ekonomik- social të zonës. Kështu është vlersuar gjatë këtij takimi për mjedisin në qytetin e Shkodrës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.