Nis të shkruaj

0
Të nderuar lexues të  revistës “Fjala”!Kaq u desh dhe  fjala mori dhenë.Tashmë  festivali  i poezisë;Trokitje  për çmimin “Gjekë Marinaj”, ka nisur rrugëtimnin e tij të mbarë. Kësisoj pas  poezisë konkuruese të ardhur  nga qyteti i Shkodres nga podetja Farida Ramadani Zmijani ,
‘trokitja” ka ardhur nga qyteti i Lezhes, Fatmira Loci , një poete  sa brilante, aq dhe interesante, ka derguar për festival poezinë ;Nis  të shkruaj.. faleminderit dhe suksese poetes  Fatmira Loci!- redaksia-
Nga: Fatmira Loci
Nis tu shkruaj, dhe nuk mundem, fryma gati ka shterruar,
Zvarrit penën nëpër letra, zvarrit këmbë e zvarrit duar.
Ndjej, jam lodhur, raskapitur, në k’të terr që s’ka të sosur,
Kjo lëngatë më ka drobitur, poshtëruar, sakatosur.
Shoh t’më vrasin ditë-për-ditë, nëpër shekuj jam e vrarë,
Me një gisht më nxjerrin sytë, kur pëllëmbën venë mbi ballë.
Në ekrane me plot ngjyra fokusojnë lotët e ngrohtë,
Ndërsa dhimbjen pak ma njohin, këta manekinë të ftohtë.
Mjafton loja të nisë mbarë, anise mbi plagë më shklasin,
Thonë rrëfenjën si përrallë, në publik duartrokasin!
Kur gjithçka ka përfuanduar, ata shkojnë gjith nur-e-gaz,
Shuhen dritat me gjith ëndrra, veç zhgënjimi më ndjek pas.
Arratisem, larg nga bota, nga vetvetja arratisem,
Marr ca germa, puth ca nota, mbush trishtim valixhet, nisem.
Atje tej mbase s’më njohin, një kafshatë e ha mes resh,
S’do kërkojnë akujt t’më ngrohin, “engjëjt” s’do më bien ndesh.
Ndaj, veç hani e mbllaçisni, gjithfarë gjepurash lëshoni,
Dhe aty nga kryevendi “kushtetutën” prapë ndryshoni.
Nëse gjërat s’u shkojnë mbarë, zbrazni dengjet me përralla,
Ta dëgjoje çdo qyqar, t’ju besoj’ e gjithë mëhalla.
Ama, kokën mos e ktheni, do rënkoje fushëdjerra,
Mal me flluska do të gjeni, për themele – lulëferra.
N’ju rënte kërrab’ e peshkimit, gjumi vrikthi do ju dale,
Jo mbi majat e Olimpit, po ndër lluca e moçale.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.