NIKOLLË GEGA: NUK I THEM AS PO AS JO, MBASE DO KANDIDOJ PËR TË DREJTUAR KOMUNEN E TUZIT PAS ZGJEDHJEVE TË MUIAJT MARS!

0

Nikollë Gega, është njëri nga djemt malësor, i lindur dhe rritur në Malësinë e Madhe, në pjesen në Malin e Zi. Ky djalë malësie duke u lartësuar në majat e cilivizimit qytetar, mbase edhe si mjaftë të tjerë malësor dhe Shqiptar në Malin e Zi, nuk i ka bërë as një shtresë apo prapashtesë mbiemrit të vet, siç ka ndodhur rëndom me shumë të tjerë “puro” shqiptar, por ndoshta për tu dukur më Malazes se vet Malazest, mbiemrit të tyre i shtojnë një “Viq” në fund. Kjo ka ndodhur edhe me mjaft prej atyre vrakaçorve të ikur ne vitet 1990 në Mal të zi. Nderkohë që Nikolla nuk e ka bërë këtë, nuk ka patur “frikë” të antarsohet në partinë e drejtuar prej Gjukonaviç, madje ai militon ne rradhët e kësaj partie edhe në strukturat e saj .Natyrisht që nga shumë të tjerë shqiptar nuk është parë me sy të mirë , por gjithësesi Nikolla nuk është i vetmi që ka aderuar në Partine demokratike të socialistve në Mal të Zi, madje kjo parti ka arritur të bëjnë shumicen në mjaftë zona ku shumicë jane Shqiptaret, kjo s’fundmi ka ndodhur edhe në Ulqin. Gjithësesi në një bisedë qe zhvilluam me Nokollë Gegen, këto dite të para të vitit 2019, mësuam se vendimi i qëverisë per ti dhënë statuesin e plot komunes së Tuzit , është një arritje positive për banoret e Malësisë në Mal të Zi. Madje sipas tij kjo arritje është e dobishme për të gjithë, dhe ajo çfarë është e rendësishme , është fakti se në Tuz kuadri është i gatshëm për të sipermarrë një qeverisje të komunes me të drejta të plota. Pra Tuzi është sipas tij me i gatshem se sa ishin Plava dhe Gucia , për një status të tillë. Nderkohë i pyetur për parashikimin e zgjedhjeve që do organizohen në muajnë Mars të këtij viti. Nikolle Gega dha këtë pergjigje:
Nikoll Gega: Mendoj se Partia në pushtet do i rifitoj këto zgjedhje dhe sëbashku me Kualicionin do të qeverisim komunen e Tuzit.
Në këtë bisedë perfaqesuesi i partisë së Gjukanovicit Nikollë Gega nuk e perjashtojë mundesinë e perfshirjes në kryesimin e listes zgjellore.
– Cili është komenti juaj si politikan , në lidhje me kerkesën e kryeministres së serbisë drejtuar qeverisë Shqiptare dhe asaj të Malit të Zi , për të terhequr njohjen e shtetit të Ksovës?
-Nikollë Gega: Tashme kjo është një kerkesë qesharake e Serbisë , Mali i Zi , Shqiperia dhe Kosova jane në sinkron me politiken e SHBA dhe BE.

Gjithë këto vite, mardhënijet në mes njesive administrative të qeverisjes vëndore në Shqiperi, dhe konkretisht Bashkisë Shkoder, Bashkisë së Koplikut dhe tashmë M.Madhe me Tuzin , duhet pranuar se nuk kanë qënë në shkelqimin e tyre të duhur , a mendoni perse dhe se duhet rikthyer bashkpunimi?
– Nikollë Gega: Po unë mendoj se realisht ka patur një stanjacion , në hapësiren kohore të disa viteve. Kështu kur unë drejtoja komunën e Tuzit kam patur një bashkpuinim të mirë me komunen e Kastratit, Bashkinë e Koplikut te drejtuar aso kohe nga Ramadan Lika, madje patem hedhur veshtrimin drejte binjakzimit edhe me Bashkinë e Tiranës që drejtohej nga Lulzim Basha. Ndaj mendoj se duhet rikthyer ky bashkpunim vecanarisht me Bashkinë M,Madhe , meqense se jemi një Malësi e tera Një.
-Kryeministri Edi Rama ka sjellur në qeveri dy ministra nga Kosova , a mendoni se kjo pervoje do të duhet te shtrihet edhe në mes dy “Malësive”?
– Nikollë Gega: Unë do e vlersoja pozitive , është një unifikim i përvojës dhe drejtimit më të mirë.
A do të jetë Nikolle Gega neser një kandidat i mundeshem për Kryetar i Komunes së Tuzit?
Nikollë Gega: Unë ende nuk e kam marrë nje guxim të tillë, ndonse disa shokë me kane shprehur si nxitje dhe mbeshtetje, por gjithësesi do jene forumet e Partisë që unë aderoj ato që do të vendosin , natyrisht duke i vënë unë vulen perfundimtare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.