Ngjarje e rëndë/ 18-vjeçari përdhunon të miturën në Durrës

0

Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Mësohet se adoleshenti është arrestuar nga efektivët e komisariatit të Policisë së Durrësit.Ka qenë e mitura, vetëm 14 vjeç, e cila i ka treguar familjes së saj se është abuzuar seksualisht nga adoleshenti.Anëtarët e familjes kanë shkuar në polici dhe kanë bërë kallëzimin për të riun që më pas është arrestuar. 18-vjeçari, identiteti i të cili nuk dihet ende akuzohet për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë”, me të mitur.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.