Nga libri “Lajmet vijnë edhe këtu”,

0
Irma Kurti

Ajo ndjenjë e bukur që më shoqëroi për disa javë u shndërrua në vuajtje. Çastin e këtij transformimi e jetova dhe e perceptova me intensitetin më të plotë pikërisht sonte. Deri pak minuta më parë ajo më përkëdhelte, më bënte të fluturoja, më falte qetësi, trokiste në shpirtin tim e shpërndante nota muzikore. Sonte, rreth orës 23.00, kur shpresa e fundit e telefonatës tënde, e varur në një fije peri, u këput, ndjenja nisi dalëngadalë të transformohet. Nuk qëndroja më në ajër, trupi m’u bë i rëndë, fantazinë time s’e puthte më prania jote; u përpoqa të ruaja portretin tënd e të mos e rrëzoja në greminë, derisa papritmas ai më shpëtoi nga thonjtë. Nuk kisha më ndjesi të mrekullueshme që më përkundnin si në djep, por një peshë në gjoks që s’më linte të merrja frymë. Nuk isha më unë e lumtur, por unë që vuaja…

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.