Atë që realisht prej 28 vitesh nuk e bën dot asnjë qeveritarë i qeverisjes vendore dhe qendrore, e bën një dashamires i librit dhe për më tepër mik e koleg i shkrimtarve dhe artistve të M.Madhe.
Eshtë pikërisht Dr.Seit Ymeri i cili me kushtet e krijuara prej tij mjaft komode për sherbimin dentar dhe më gjërë në qëndren “Ymeri Medical Center”, duket se krahas kushteve komode për punën dhe profesionin e tij, ka menduar edhe për krijuesit Malësor. Kështu në sallen e kësaj qëndre mjaft moderne, është promovuar libri i 8–të me poezi i autorit tanimë jo thjesht prodhimtar, por mjaft i cilësishëm Dakë Keqaj.
Bujaria krijon dhe lirëshmerinë e një takimi në mes intelektualve Malësor dhe jo vetem. Kështu krahas poetve dhe shkrimtarve si Skender Temali, Zija Vukaj, Dimitrov Popaj , Qazim Çela, Senada Demushi (Delaj), Syrja Smajlaj, Ilmi Kurti, Gjoke Luli, Lahutarit Jonuz Delaj, gazetarve dhe mjafte të tjerve, ishin edhe dy aktoret brilant dhe miq të poetit
Dake Keqaj, Agron Dizadari dhe Merita Smaja. Këta dy të fundit i dhanë kolorin e duhur gjithë ketij eventi kulturor në Koplik, një event realisht i munguar disi gjatë.
Ku interpertimet e tyre, jo vetem që merituan duartrokitje, por edhe vertetë, krijuan një mjedisë letrar. Të gjithë në fjalet e tyre edhe kritiku e studiuesi Fadil Hasmuajaj edhe gazetari Bashkim Ramekaj u ndalen , i pari ne krijimtarinë e Dake Keqaj, i dyti në fushen e tij e evidentoj edhe një herë poetin edhe si një sportist kampion kombetarë ndër vite.
“Unë dhe Hija” libri më i ri i poetit Dakë Keqaj tashmë është në duart e lexuesve, të gjithë jashtë kësaj sale moderne, do të zbresin në sallen e madhe të jetës, të gjithë aty do gjejnë veten dhe hijen e tyre. Natyrisht në një promovim të tillë libri me poezi, veçanarisht kur bëhët fjale per poetin Dake Keqaj mik i hershem i kryetarit aktual të Bashkisë M.madhe , nuk kishte se si të mungonte ky mik i krijuesve, pra është fjala për prëzëncën e kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj. Ky i fundit në fjalën e tij, mbasi ka përshendetur të pranishmit, është ndalur edhe tek fakti tanimë i njohur se M.Madhe dhe Shkodra nuk mund të ndahen kurr nga njëra tjetra, të dyja bashkë i kanë dhëne vlera të medha njëra tjetres dhe mbarë Kombit. Kështu shkrimtar , artist dhe poet kalibri nga M.Madhe dhe me origjinë Malësore, janë jo pakë që mbeten vlera e kulturs kombëtare, ka perfunduar fjalen e tij kreu i bashkisë Tonin Marinaj.