Nëse prej diellit tu verbuan sytë

0

Valbona Jolla Hani  Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe bizhuteri

Sonte në poezia e mbrëmbjes  vjen për ju lexues  një poete  mjaft   e dashur , tepër brilante në artikulimin e mendimit poetik.Kësisoj sonte  mysafire për herë të parë në revisten “Fjala”  poetja Valbona  Jolla  Hani.Në poezitë e saj dielli mund të”përvlojnë”  zëmra, ç’ka dukshëm, vetëm sa i “rreshkë”  vargjet, dhe i bënë  gati për një dashuri që rritet  , dhe  gjallohet  brënda krijimtarisë  së poezive  të kësajë poetëje.Ndaj ju ftojmë  të lexoni  me ëndje këtë cikel  poetik.

MENDIMET E TUA
Për të vjedhur mendimet e tua
Kërkova thellë në shpirtin tim
Aty gjeta plotë fraza e kujtime
Që kanë ndryshuar tërë botën time
Ku në vend të fjalës janë gjestet
Ato flasin kaq bukur,shprehinë e syve  Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Dëshirën, intimitetin e shikimeve
Afërsinë me njeri -tjetrin,pëqafimet
E çuditëshme,po unike në lloin e vet
Aty e tërë bota është në duart e sajë
Aty e gjithë forca e dashurisë shkrin
Shkrin si vullkan i tëri në zjarrë
Në ata sy rritet çmendurisht dashuria
Nën lëkurën time rrjedh vet lumturia
Një zgjim që më çon drejt universit
Aty endet e frymëzuar,dhe jeton dashuria.
NËSE
Nëse prej diellit tu verbuan sytë
Dhe prej rërës tu dogj zemra
Dihet se ke përqafuar yjet
Je zhytur në detin e ëndrrave
Nëse gjumin se bënë rehat
Dihet se tashmë në sy ke diellin
Nëse nuk ke oreks e s’të lahet
Dihet se ti ke pirë tërë detin
Nësë shëtit rrugëve të qytetit
Dhe dikush i ngjason diellit
Dije së ke pëqafuar qiellin
Me të thith ajër eh oksigjenin
Nëse në telefon kërkon një dritare
Të shikosh diellin që rrezaton
Dihet se dielli shumë të mungon
Këto tregojnë se kjo botë pa të nuk ekziston.
NJË TEKST  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Sa bie nata vrapoj në hapësirë
Endem e endem të kap një tekst
T’i vë melodi vjeshtës
Të humbas lëndinave të bjeshkës
Varg me varg të qëndis zemrën
Në zemër një monument ta gdhendi
Në një lis të ëndrrave të jetës
Lërmë të vij aty në valë deti ndër sy
Të kërcej me fëshfërimën e erës
T’i vëj emrin vjeshtës
Vështoj qiellin e portret pikturoj
Kur shoh hënën shtratin ia kërkoj
Kur shoh yjet dua të fluturoj
Kur lind dielli mëngjesit
Dua të jem po njësoj me tekst kënge
në dorë.
PLOTË YJE FJETA MBRËMË
Plotë yje fjeta mbrëmë
Në shoqërinë tënde deri vonë
Me sy dielli ti më vështron
Pranvera në shpirtin tim lulëzon
Në një copëz qielli pllakosen retë
Akordat e shpirtit janë trazuar
Pagjumësia vrapon të ndjek yjet
Humbur në labirint të dashuruar
Kryeneç mendimet në çdo hap kërkoj
Unë linda me diellin dhe me të perëndoj
Kjo pamje e mugëlluar sa fort më tundon
Ndezëm zjarrin,në hijet e kaltra vallëzoj
Ledhatoj vargun drejt të panjohurës
Ku ti je ylli i kësaj toke,këngë dhe melodi
Me gjurmët që le në shpirt e pa zbuluar
Kjo stinë e bukur,koh për tu dashuruar!
ROBINË E SHPIRTIT TIM  Mund të jetë një imazh i 1 person
Jam robinë e shpirtit tim
Pakëz vonë e kam mësuar
U dashurova si e marrë
Marrosur pas syrit qelibar
Panë thellë në shpirtin tim
Lëvizën çdo ind,çdo qelizë
Besa besë fjalën e dhanë
Ti si Diell e unë si hanë
Jam robinë e shpirtit tim
Dielli borën s’po e shkrinë
Të çelin lulet në lëndinë
Aty ku gjetëm dashurinë
Me sy shigjetë më përpinë
Eja sa më pranë si dikur
Flladi fryn i embël shumë
Se mjerë zemra sa po vunë
Ç’MË BËRE VALLË
Në vend të mirëmëngjesit
Të thash mirëdita
Ah ,se pranë teje
Turbullohem e gjitha
Ç’më bëre vallë
Nuk e prisja
U bë kohë pa të parë
Më griu brenga e mallë
Po vdisja
Çeli gjethi
Ti u bëre bredh
U tha edhe gjethi
Ti ngele lis
Çfarë do bëhet vallë
Do rrish në heshtje
Çdo ditë Po të pres
fjalët po i gris
Ikin ditët
Netët arratisen
Arratisëm si zog shtegëtar
Në fole dua të strukëm
Me frymën tënde
Të ngrohem
Mërgimtar
Si zog pa krah
Në folen që ngrita
Dua të fle
Ti e di
Kjo ëndërr më vrau
Si rrufe
Kryqëzova ëndrrat
Që m`i fale
Magji
Magjinë e kishe në sy
Flirtoja me erën
Të gjitha stinët pranverë
Në sytë e tu
Një çast u ndale
Kryqëzuam epshin me sy.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.