Këto ditë në QKI, ose siç mund të quhet ndryshe kino-teatri I qytetit të Tuzit në Mal të Zi , përjetoj një mbrëmje te rradhë, vertetë një mbrëmjë pikante, ku në qytetin e vogel të Tuzit, kryeqënder e Malësiasë së Madhe në pjesen e Malit të Zi, kishte zbritur nga qielli një yll, por jo vetem…Duke i dhënë kësisoj madheshtin e duhur qytetit të Tuzit. Fillimisht këtu është hapur ekspozita e pikturave dhe grafikave të piktorit me famë botërore, tashmë të ndjerit Gjelosh Gjokaj. Këtë ekspozitë e ka hapur piktori i njohur Leonardo Voci, i cili ka perfunduar praktiken në studion e piktorit Gjokaj në Asburg të Gjermanisë, në vitin 1993. Me tej dritat e kësaj mbrëmje magjike i ka ndezur zeri magjik i sopranos “Diva” shqiptare Inva Mula e cila së bashku me maestro Genc Tukiçi në piano kanë fituar duartrokitjet e publikut malësor. Ky aktivitet mjaftë brilant dhe freskues per shijet artistike të malesorve, ështe ndjekur jo vetem nga qytetar vëndas, por edhe mjaftë emigrant, apo dhe te ardhur nga viset e tjera shqiptare. Pjesmarrësit i ka përshëndetur kryetari i komunës Tuz, Nik Gjeloshaj, i cili duhet vlerësuar për mbeshtetjen maksimale që po tregon per kulturen dhe artin Shqip në Mal të Zi. Ndërkohë që në emër të familjes së piktorit Gjelosh Gjokaj ka pershëndetur Tom Daku Gjokaj. Ajo që duhet cituar dhe natyrisht percjell si një realitet tanimë profesional, është dhe moderimi nga gazetarja Djana Dukaj , dhe pse jo përcjellja mediatike e këtij eventi nga gazetari i mirënjohur në qytetin e Tuzit Albert Camaj.
Ishte kjo e gjith tabloja e këtij eventi artistik të ndodhur në qytetin e Tuzit këto ditë. Ndaj dhe pyetjet, realisht Standarte: Po në qytetin e Koplikut, kur do të këmi kështu eventesh artistike, të kësaj cilësie? Kur do të këmi hapin e parë, natyrisht nga drejtuesit e Bashkisë me zyra në qytetin e Koplikut, për të konkretizuar nismen e nje aktiviteti të perbashkët, tashmë të lënë pergjysem , “Malesor të sukseseshem”. Arsyet se përse nuk zhvillohet prej kater vitesh tashme dihen, qellimi mbase kryesor i gjithë këtij aktiviteti, ishte që yjet e artit dhe sportit, por jo vetëm mbar Malësor të mblidhen nën të njëjtin qiell. Gjithësesi tanimë ky realitet është drejte sfumimit, rendesi ka që Tuzi, mbas fitores së Shqiptarve, me në krye kryetarin Nikë Gjeloshaj, po e kryen detyren e tij. U ktheu malësorve shpirtin, këngën, artin e mbi të gjitha besimin. Në qytetin e Koplikut, qytet i cili dihet që është kryeqëndra e M.Madhe, vazhdon pyetja kur, dhe kush??