NË STINËN E GJETHEVE

0
Përmbledhja poetike “Kitarë” nga Angjelina Sula vjen si një formësim tingujsh shpirti në letër.
Shprehur në një gegërishte që të bën të ndjesh çdo fjalë. • Librin e gjeni në librarinë tonë.Kështu shkruan njëra ndër librarit e kryeqytetit.Nderkohë që revista “Fjala”, duke mirëpritur pjesmarrjen e kësaj poetje në festivalin poetik; trokitje për çmimin Gjekë Marinaj”, pas dashur tëndikojmë në shijet e lexuesit dhe jurisë  së këtij festivali, do mund tëthemi:Poezia në stinën e gjetheve, është vertetë një poezi  në tëgjitha stinët , dhe për të gjitha kategorit e lexuesve. I urojmë  suksese poetes Angjelina Sula!

 

Nga: Angjelina Sula

Ti më ke njohun tuj qeshun

Por a e di

jeta ime i ngjan një peme

Hala’ pa dhanë fryte…

Ti s’më ke pa’

T’u  lindë

T’u  rritë

T’u çelë

T’u  zhvillu’

T’u ujit

T’u kput’

T’u qajt

T’u shërue

pastaj t’u  pjekë

T’u  zbukuru’

T’u  ëmbëltu’

T’u vjelë

T’u  zverdhë

T’u kërrus

T’u ranë

T’u dhanë

T’u u vyshk

T’u u shkelë

T’u u mbulue

T’u ngri’

T’u shkri’

T’u kalbë

T’u fjetë

T’u vdekë

T’u rilindë

Andaj t’lutem

Në më do të plotë

më dashuro me të gjitha stinët!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.