NË RAZMËN PIKTORESKE, NJË DITË E BUKUR MIQËSIE E POLITIKANIT ME ARTISTËT

0

Është pikërisht fakti që edhe një ditë të vetme nuk kam punuar në kompaninë e tij mediatike, e cila realishtë është nder më të parat në veri të shqiperisë, kjo është arsyeja që më “jep” leje të shkruaj të verteten, për bisnesmënin dhe politikanin e njohur, dhe mjaft të suksesëshëm në qarkun e Shkodres, z,Agron Çela. Ishte pikërisht ftesa që më erdhi mua dhe shumë kolegve të mijë krijues në M.Madhe, nga shkrimtari tashmë mjaft prodhimtar Ilmi Kurti, i cili mbasi ka botuar disa libra, kësaj rradhe ka vazhduar të botojnë një sëri librash kushtuar “Burrave të M.Madhe”.

Dhe ka qënë Agron Çela ai që jo vëtëm i ka mundësuar botimin e ketij libri, por në respekt të autorit, këtij të fundit i ka dhënë të drejtën të ftojnë kolegët, shkrimtar dhe artistë të M.Madhe në një dreke miqësore. Kështu na bashkuan në razmen piktoreske, të gjithe, duke listuar disa nga pjesmarrësit e kësaj mbasdrekrekje vertetë të këndshme. Kështu pas nje fjalë të shkurter falënderimi, për politikanin Agron Çela, i cili u kerkoj të gjithëve, që kjo ditë të jëtë largë politikës, vetëm miqësisht dhe mes artistve, Ilmi Kurti e vlersoj këtë një nderë që nuk i bëhët vetëm atij personalisht, ndonse, ky takim miqësor ishtë në respekt të tij, por një vlersim për eliten e artistve të M.Madhe.

Po kështu edhe kritiku Kadri Ujkaj, duke folur si njeriu i letrave, tashmë më permasa kombëtare, është shprehur; Se un kam ikur nga klisheja, Rroft Partia, por them rrofsha un. Ndaj e falenderoj mikuin ton të artit Agron Çela. Edhe poetet Dimtrov Popaj, i cili është konsideruar si ura e bashkimit të njerzve të letrave në mes dy popujve Shqiperisë dhe Malit të zi, artikuloj fjalet më pikante në vlersim të këtij nderi dhe respekti që u bëhet shkrimtarve dhe artistve nga një politikan dhe biznesmen shkodran, këtu në M.Madhe. Edhe poeti Isuf Hebaj ndihet mirë nga një mbështetje e tillë. Ndërkohë artistë kalibri të folkut dhe këngës si legjënda e lahutës Shqiptarte Jonus Delaj, apo kengëtgari famoz Skender Xhafa, dhe virtuosi i çiftelisë Tom Markvukaj, fjalët e tyre dhe natyrisht arti i tyre dha një shkëndijë shprese për një mbeshtetje dhe të metejshme per këta artistë. Dhe teksa në kemi realizuar edhe një intervistë me politikanin dhe bisnesmënin shkodran Agron Çela, kemi mësuar se veçmas mbeshtetjes që ky i bën sportit edhe artit është gjithënjë dashuria e tij. Ndaj duke mos dashur të nënvlersojme mbeshtetjen qe jo rradhë kanë dhënë për artistet malësor , biznesmënet e kësaj treve, ku mund të veçohen dy prej tyre, si Ramadan Lika e Dedë Smakaj, tashmë lë të shpresojmë që ,kjo drekë miqësore, largë fushatave elektorale, e ofruar për këta artistë nga Agron Çela, që të shtohet lista e dashamirësve të artit dhe kulturës në M.Madhe. Themi kështu sepse realisht Bashkia, i ka “harruar” disi artistët e vet. Gjithësesi kjo ditë miqësie me artistet e M.Madhe ishte një ditë mbresëlënese dhe premtuese. Dashamirësia arriti pikun e saj, kur edhe vila qe disponon në Razem biznesmëni, i hapi dyert për artistët edhe ketu Jonus Delaj, Skender Xhafa, Tom Markvukaj e tjerë u ndjëne si në shtëpinë e tyre. Kjo është zëmra e hapur, e bardhë si Debora e bjeshkve, largë “kapadaillekut” , që fatkeqësisht e hasim tek të tjere politikan. Thjeshtësia dhe modestia janë tregues i qarttë i kësaj ditë miqësië me shkrimtaret dhe artistët e M.Madhe i politikanit dhe bismnesmënit Agron Çela, ndaj të gjithë i thanë faleminderit Goni!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.