Per këdo që mund të mendojnë ndryshe, dhe për këdo që nuk e beson , një realitet të tillë, kjo shtëpi banimi nuk ndodhet largë, por pikërisht në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut. Është pikërisht kjo shtëpi e cila fare thjesht do të mund të kthehej, ne një shtepi muze, për të treguar se si dikur… por edhe tani këtu banojnë njeri. Dhe ja emisioni “Jete Tjeter” ka trokitur në dyert e hapura të kesaj shtepie që vetem emrin e ka të tillë, kështu pasi kemi mësuar se si jeton në këto kushte tejet te veshtira banimi Sabrija , kjo grua e moshuar afer te 80. Viteve te jetes së saj, kemi mesuar ketë fakt vertetë të pa besueshem prej 9 vitesh në këtë shtepi nuk jane ndezur llampat elektrike, këta tela janë këputur dhe ja si e tregon historine e jetes ne errësirë Sabria…këtu në oborr gjëndet ky tangar, te cilin në kohë te mirë dhe nënë driten e hënes Sabrija pregaditë ushqimet për darkë apo për darkë. Dhe mbasi kamera e emisionit “Jete Tjeter” ka fokosuar gjithçka nga mjedisi i jashtëm e kësaj shtëpie, e cila ka gjasa që të shëmbët, kështu siç është shembur pjesa e prapme e saj…Jemi futur brënda në shtepi, diku në një qoshe të kësaj dhomë e cila nuk pikon por cfare bije jashtë futet brënda ndodhet një qesë plasmasi plot me ilaçe, çka do thotë që e moshuar krahas vuajtjeve dhe problemeve te një jete më se të veshtirë ekonomike, me një pension rreth 80 mijë lekë të vjetra është e detyruar të blejnë edhe këto barna. Ndersa këtu siç edhe e shikoni në ekran e gjithë pasuria e kësaj plakë të vetme dhe pa perkrahje ndodhet e mbuluar me plasmas, gjithëcka duket qartazi se tjegullat mbi këto çati të frikshme, jane thjesht një formalitet, mbasi shiu që bie i gjithi ktu futet, duke e bërë jeten e ksësaj plake të veshtirë deri në merzitje ndaj dhe lotet që i rrjellin në faqe, sikur i bashkohen rreshjeve të shiut, për të treguar se i tillë paska qënë fati i kësaj gruaje.
Ndaj para se te mbydhim këte emision plot trishtim, por edhe plot besim se ashtu siç vepron prej shumë kohesh djaloshi nga M.Madhe Kristian Mujaj i cili punon dhe jeton në Itali, dhe që falë zëmerëgjersisë së tij, mundesohet ky emision, po kështu dhe Ashel Market, do të kemi dhe të tjere djem dhe pse jo edhe pushtetar që i bashkohen emisionit “Jete Tjeter” dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për ta nxjerre nga kjo jetë Migjeniane këtë grua të moshuar, e cila edhe në kushte kushte tejet të veshtira, treghon se e don e jeten e don të bukuren, ndaj këtu në obor Sabria gjithënjë tregon se kujdeset per lulet e saj. Këto janë simbolikat e jetës dhe shpreses që dikush të kujtohet për të ndryshuar sado pakë jeten e kësaj gruaje të moshuar ne këtë pjesë jete që i ka mbetur, dhe ne Emisjoni “Jete Tjeter” të vijme serish me kameren tonë per të treguar kujdesin e shoqerise , apo te strukturave te shtetit , ndaj kësaj 80 vjecarje që brënda mureëve të shtepisë jeton në mjerim.