Sot në Tiranë, në një prani personalitetesh të shquara të letrave shqipe,
,muzikologesh, shokësh dhe miqsh të ftuar si dhe të familjarëve të poetit Dodë Kaçaj nën
kujdesin e familjes së tij dhe në bashkepunim edhe me Shoqatën e “Shkrimtarët dhe
Artistët,M.Madhe”Nderi i kombit” u promovua libri Trishtimi i dritës”i poetit Dode
Kaçaj(pas vdekjes).Në fjalën e tyre të rastit shkrimtarët: Petrit Rukaj,Kadri Ujkaj,
muzikologu Zef Cobaj, studiuesi Alfred Ziu etj. njeherësh edhe botuesi i librit në fjalë,
me sponsorizim të bisnesmenit malësor z.Faik Curri..u vleresuan në maksimum vlerat
artistike të një libri të tille që erdhi në jetë, falë kujdesit të familjes dhe vëllait të tij, poetit
Toni Kaçaj.Me shumë emocion u përcoll fjala e vëllait të Dodë Kacajt,Tonin Kacaj dhe
sidomos fjala e bashkëshortes së poetit,Flora Kaçajt.Në fjalën e tij djali i poetit Kacaj,
Aureli falenderoi shkrimtaret dhe artistet, miqte dhe shoket e poetit per investimin e tyre
ne kete eveniment letrar sa si homazh dhe nderim ndaj poetit te Dode Kacajt, po aq edhe
si një sodisfaksion për të afërmit e tij,shokët e miqtë dhe veçmas familjen e tij.Në fund të
veprimtarisë letrare, për nder të këtij evenimenti ,u shtrua një banket nga familja Kaçaj.
Kodi elitar i një poeti vetëm si i tillë,
Njerëz, kam një faj:
Kodi elitar i një poeti vetëm si i tillë,
ndryshe
Ky ishte Dodë Kaçaj
Kohët e fundit erdhi mes nesh, falë përkushtimit të familjes dhe të vëllait të poetit, poetit
të talentuar Tonin Kaçaj, po aq si një rast i lumtur për profilin poetik, elitar, libri i ri i
poetit Dodë Kaçaj”Trishtimi i dritës “(pas vdekjes).”( Në vazhdën e vetëdehjes poetike,
muza e poetit Dodë Kaçaj s’do të rreshtte së ngopuri në realitetin e dhimbjes dhe të
përvuajtjes, ku njeriu me ëndërrën e tij për të jetuar në një realitet antijetë, provokonte
absurdin më fantastik të shekullit të 20-të.
Kështu fjala, si vlerë universale, në penën e Kaçajt po tentonte qartazi atë jetë që
synojnë artistët seriozë, shumë më të plotë, më thelbësore, në identitetin e saj, “më
intensive dhe mbi të gjitha më të përkyrer për të qenë i pranishëm përtej pranisë që e
thirrte nga jashtë”:
Njerëz, kam një faj:
Ju kam dashur
është okelio e vëllimit poetik “Trishtimi i dritës” ndër më të arrirët e poetit, i
botuar tetor 2018..Duke ndjerë zbrastësinë e jetës, boshin e dhimbshëm të saj, lehtësinë e
papërballueshme të qenies në një kontekst socialpolitik totalisht absurd sa vetë njeriu nuk
dinte ç’të bënte me jetën e vet, me kodin e saj vrastar brenda vetes, poeti synon të
plotësohet në raport simetrik me emocionin estetik:
“Piva, s’di ku piva, por jam dehur,
dhe po ngrihem drejt qiellit si shpend,
gjoksin kam hapur, asgjë s’kam fshehur,
askend nuk shaj, asgjë s’më dhëmb”
Vargu klasik përmes rimës së alternuar AB/AB, në strofën katërshe, në harmoni
me vizionin e një poezie që thotë shumë duke dëshmuar shkallën e lartë të moderacionit
si thelb estetiko-filozofik, dominohet nga muzikaliteti, ritmi dhe artikulimi funksional që
sa vjen e rritet, si dimension i hapësirës së realitetit virtual që synon të rrokë poeti.
Kështu përsëritja e verbit piva, “piva, por s’di se ku piva”, tek vargu i parë, pasohet nga
një artikullim në ngjitje i zanores o (por) “Dhe po ngrihem drejt qiellit si shpend”, tek
vargu i dytë, krahasuar me por tek vargu i parë. Ndërsa tek vargu i tretë: “Gjoksin kam
hapur, asgjë s’kam fshehur”, rrok lartësinë maksimale, me një akustikë të realizuar në
funksion të kumtit që përcjell një poet elitar si Dodë Kaçaj.
Dhe vetë zëri i gjuhës poetike, si zëri i Muzës, shpreh kumtin më të qartë estetik
gjuhës si rezultante e vetë misionit të poetit si Krisht, Hamlet, apo Don Kishot:
Piva, s’di ç’kam pirë,
harrova emrin tim, harrova gjuhën time,
jam vetëm ajër, vetëm hapësirë, lamtumirë!…
Botën po nis nga fillimi!… (1990)
Retiçensat, përsëritjet e verbit piva, që tingëllojnë: lëvizje, frymëmarrje, gjallëri,
jetë, dimensionojnë kumtin poetik duke i dhënë fjalës përmasat e universit, si një
mbretëri të llojit të vet për racën e poetëve të vërtetë. Si për të rimarrë forcë dhe energji të
reja, si për të plotësuar muzën e tij që s’njeh ngopje, ashtu si gratë shtatzëna në Greqinë
antike, që rrotulloheshin rreth statujës së perëndive me shpresën se embrioni në trupin e
tyre do të thithte diçka sublime nga shëmbëlltyra e perëndive, Kaçaj i rikthehet jetës,
vetvetes, dashurisë dhe lumturisë që i sjell në shpirt shëmbëlltyra e të birit, Aurelit:
Kryet hëne,
Fytyra diell,
Fjala – këngë,
Qeshja – qiell.( 1990)
Duke besuar tek njeriu, si besim tek jeta, Kaçaj sikur refuzon atë status hermetik,
të pakuptimtë, vetvrasës të disa poetëve që të mbërthyer pas skemave të manierizmit
modernist, kanë frikë të komunikojnë me jetën e gjallë, të mbetur kështu pre e dialogut
me perënditë, si qëllim në vetvete. Poezia “Tim biri”, rreptësisht e kursyer në verbin e
saj, përmes një katërrrokëshi tërësisht emëror, vjen si një realizëm metaforik që rrok
përkryerjen, po aq si një dëshmi e formës së çliruar nga diktati i përmbajtjes.
Anaforat në vargun e dytë dhe të tretë dhe aliteracioni : Qeshja – qiell, në vargun
e katërt, të kujtojnë vetshelbimin kazanxakian, që rreket ta zbresë poetin në burimin e
pastër të njeriut, tej kohës dhe hapësirës, si “shqetësim për të njohur shpirtin e
përgjithshëm të gjithçkaje, mitrën njerëzore, ku poeti kridhet në dritë të plotë” (Niko
Kazanxaqis, “Heronjtë e mi”, fq. 105)
Dhe në kërkim të plotësimit të mëtejshëm të vetvetes, poeti kërkon të prekë tokën,
këtë pjesë të trinomit të shenjtë “Toka-deti-qielli”, apo “Atdheu i shpirtit të njeriut”, sipas
Kamysë, ku derdhet si lëng plot jetë malli, dashuria, kujtimet për gjithçka, si raporti më
domethënës i qenies, si identiteti që na ruan nga vetasgjësimi, apo shprishja jonë
Është një fshat me male rrotull,
Bajzë i thonë – emër ilir,
Ngado që t’i bie botës,
Këtu kthehem me dëshirë (1986)
“Nëqoftëse ndonjë gjë është më e fortë se fati, është pikërisht guximi që e duron atë pa iu
trembur syri”, shprehej Giebel. Dhe poeti Kaçaj guxon, guxon fort ta shohë veten
drejtpërdrejt në sy. Vetë ritmi i tetërrokëshit, i përdorur po me atë elegancë që e përdorte
poeti i tij i zemrës, L.Poradeci, të kujton vallen e logut bajzjan, apo sfilatën popullore aty
pranë Shpellës së Frashërit, mu në qendër të Bajzës, ku qe bërë traditë e mrekullueshme
shpallja çdo buzëmbrëmjeje e mis bukurisë, nuses më të bukur të fshatit.
Ishte ky një tjetër ritëm brilant brenda asaj jete të thjeshtë, me poezinë e saj, plot
iluzione dhe ëndërra për jetën, pavarësisht se asokohe termi miss s’kishte kurrfarë
akustike në anonimatin e tij të plotë. Kështu vargu në poezinë “Bajza” sikur vallzon dhe
vetë kjo sjellë konotacionin e një mendimi që serviret në formën aspak elitare të ritmit. Jo
rastësisht Herderlin shprehej: “Çdo mendim vjen në formën e një ritmi”.
Falëkësaj,poeziaeKaçajtlëvizsitik-takunë“infinit”nëzemrëntonë,plotjetëdhe
virtualitet të spikatur. Një kombinim i përkryer i tetërrokëshit me pesërrokëshin vjen në
poezinë “Pa titull”, përmes rimës sa të puthur, po aq të alternuar, me një elegancë të
rrallë, si sentenca më kruciale e një poeti bashkëkohor:
Dhe fjeta. Si fjeta?
Ju s’dini asgjë,
Shtrova veten
Dhe fjeta mbi të! (1990)
E koduar mjeshtërisht në thelbin e vet estetiko-filozofik, e kursyer gati në ekstrem
në fonema dhe në fjalë si rrallë tjetër poezi në letërsinë bashkëkohore shqipe, poezia vjen
si kumti më domethënës ekzistencial i qenies njerëzore.
Nuk ka stuhi të jetës që mund të sfidojë magjinë që struk qenia njerëzore në emër
të mbijetesës, jo thjesht për të mbijetuar, por për t’u realizuar në vetvete. Në këtë
vështrim kjo poezi është po aq thelbësore sa poezia me të njëjtin titull e Gëtes, ku guximi
lexohet si vlerë thelbësore e dinjitetit njerëzor, kurse tek Kaçaj argumentohet ky guxim
përmes një algjebrimi me dy të panjohura, reales dhe ireales, çka i jep aktit human të
sfidës përmasat e mitit. Kjo poezi perlë, sprova më e pakontestueshme e raportit estetik
funksional brendi-formë në një krijesë artistike, ku secila prej tyre gjen vetveten tek
partnerja e saj, sjell njëherësh nuanca të qarta kumti të njeriut – farë kazanxakian, që nuk
pranon fitimin e së mirës si vlerë të epërme të qenies, por “sulmin për të fituar të mirën”,
si një vlerë universale. Kjo, pa dyshim, është njëra nga poezitë më të goditura të vëllimit
poetik “Trishtimi i dritës”, që tregon njëherit dozat e fuqishme të modernitetit, si
ndjeshmëri, si shije që nuk njeh kohë as hapësirë, po aq si njëri ndër krijimet më
kuptimplote, që shënon shkallën e lartë të modernes, si vlerë e realizuar, po atë të
modernizmit si sjellje e së resë, ndryshe si proces kreativ. Dhe, si për të pasuruar vizionin
e tij sa estetik, sa human të besimit tek njeriu, tek dashuria si vitalitet, poeti shkrihet i tëri
në fjalën e tij plot jetë:
Një vegim, një vashë e bukur,
Zana e parë që pashë në botë,
Aq më dehu me një të puthur,
Si me pijen më të fortë.(1986)
Në kufinjtë e këtij vargëzimi ndjejmë hapësirën që kërkon shpirti i lirë që e do aq
shumë jetën, ndjejmë ritmin që i jep aq shumë gjallëri, frymëmarrje dhe impuls duke
krijuar njëkohësisht po aq hapësira afrie me lexuesin që gjithsesi, përmes dashurisë si
laitmotiv, kërkon të lehtësojë sa të jetë e mundur qenien njerëzore nga ferri brenda saj.
Këndvështrimi astigmatik i shikimit, dendësimi ekstrem i gjuhës, errësimi i shprehjes
bazuar në përmbajtjen dhe në mjetet stilistike, koncentrimi i veçantë i së keqes,
absulutizimi i imagjinatës janë ndër atributet më elokuente të poezisë moderne, që aq
mjeshtërisht e gjejnë veten në poezinë e Kaçajt:
Botë e bukur,
botë e lartë,
Dy të tretat ujë,
mbetja baltë!(1997)
definon poeti. Tjetër poezi “pa kokë”, veçori kjo e poezisë moderne, brenda së cilës
ndihen kategoritë “negative” të modernizmit, si: kotësia, pakuptimësia sipas shijes
bodleriane, është edhe kjo poezi e Kaçajt:
Këtë shekull
Jam i vdekur,
……………..
Shekullin tjetër
Jam i fejtur
………………
Shekullin e tretë
Vij në jetë…(1996)
Çka gjithsesi të kujton kredon kazanxakiane: “Zemra ime është një anije me vela të
verdha, që nga bashi deri tek kiçi, është e mbushur me Ulisë”.
Intriguese dhe jashtëzakonisht e arrirë për nga kumti dhe realizmi metaforik, në të
cilin metafora shpaloset “e gjithëpushtetshme”, është poezia antologjike “Mos i kërkoni
kanibalët në xhunglat e Afrikës”. Vargu tepër elegant dhe eksplorues, vargëzimi që
prodhon gjuhë, ku metafora, si ka braktisur ngjashmërinë mes sendit dhe figurës, ka kapë absoluten, ku plazmohet zhgënjimi total i poetit nga klithmat e entuziazmit modern:
Mos i kërkoni kanibalët në xhunglat e Afrikës,
tani kanë kravata, kostume dhe barqe të fryra
gjithë jetën i zë lemza e karrikes,
kanibalët kërkojini nëpër zyra…(1995)
Universaliteti i mesazhit së bashku me vizionin postmodern të kreativitetit artistik
përcjellin atë domethënie tejet të dhimbshme të metamorfozës së njeriut, plot aktualitet
në “infinit” të kanibalizmit modern, kur sot në botë numërohen 27 milion skllevër
modernë, produkt i trafikut të qenieve të gjalla në emër të industrisë më fitimprurëse të
prostitucionit dhe të transplanteve, apo katër herë më shumë nga numri i skllevërve të
epokës së skllavopronarisë në Afrikën e largët.
Jetojmë, mjerisht, epokën e njeriut që, gjithsesi më tepër se veten, të kujton hijen
e tij. “Vetëm tema e re, vetëm teknika e re nuk e bëjnë moderne, d.m.th të vlefshme një
vepër letrare. E vlefshme dhe moderne njëheresh bëhet vepra letrare, kur në të përmbajtja
dhe teknika e trajtimit të saj janë bërë një e re e papërsëritshme dhe e vlefshme për të
gjitha kohërat”(Profesor Doktor Rexhep Qose, ABC, mё 1.10.2005).
Këtë teknikë të re të vargëzimit, realizmin metaforik në përmasat e një vlere
estetike absolute dhe brendinë e re në përmasat e një domethënieje universale e gjëjmë
tek poezia antologjike “Mos i kërkoni kanibalët në xhunglat e Afrikës” të Kaçajt, ku
lexohet qartë një këndvështrim totalisht skeptik i realitetit, larg etjeve për kult dogmash,
idolash, apo idiolatrish, doktrinash apo sistemesh qeverimi, pavarësisht nga modeli i tyre
që i afrohen njerëzimit, çka rikonfirmon profilin elegant të një poeti me profil të kthjelltë
bashkëkohor.“Nuk e dija që liria nuk është shpërblim, as dekoratë që festohet me
shampanjë…por angari dhe një garë e gjatë vrapimi, e vetmuar dhe raskapitëse”, do të
shprehej Albert Kamy (“Rënia”, fq. 129). Duke ironoizuar indirekt liliputët, levantinët,
apo skllevërit modernë të entuziazmit të po këtij brumi, që besojnë me një naivitet
ekstrem përrallat me “Shqipërinë-Taivan”, e ngjashme me përrallën nga e kaluara: “Idetë
tonë si e ardhmja e botës”, poeti tronditet thellë në vetvete përpara krimit që kultivon në
mënyrë permanente shpërdorimi i lirisë, si akt vrastar i demokracisë së vërtetë
Në ç’shekull filloi ky shi,
dhe kur do të pushojë, o zot,
i hollë, i heshtur, i zi,
si mort. (1997)
Janë spunto të fuqishme, që dalin nga shpirti përballë një realiteti të errët, ogurzi, derivat i
asaj klime mizerabël “lirie” (kur intelektuali detyrohet t’ia besojë lirinë e vet kopukëve)
që prodhoi 97-tën e kobshme, kur kishim aq shumë nevojë për dashuri dhe solidaritet me
njëri-tjetrin. Kreshendoja kafkiane: “i hollë, i heshtur, i zi, si mort”, kullon krim dhe
mister tepër të frikshëm. E madhërishmja, si vlerë shpirtërore e një populli, e kryqëzuar
në terrin që prodhonte subkoshienca e tij në hapësirat e një lirie, që po abuzonte
skajshmërisht me vetveten u shndrrua në tragjikomiken e rrjedhës së tij absurde.
Shqiptarët që kishin filluar të ngrinin krye për vlerat e qytetërimit të tyre të hershëm
pellazgjik dhe iliro-evropian, shqiptarët që kishin dhuruar aq gjak për lirinë e të tjerëve në
shekuj, kësaj radhe po kryqëzonin idiotërisht vetveten, sa si mister, sa si aventurë,
prandaj poeti nuk ka gjumë:
Nuk kam gjumë, sytë dot s’i mbylli,
në këtë natë të gjatë qershori
Diku larg, pranë atij ylli
Vjen një flakë, një plagë krahrori.(1997)
Arti i Kaçajt vjen si një realitet estetik postmodern, ku lexohet qartë kriza që ka
përfshirë, jo thjesht çdo modelim të qeverisjes dogmatike, por po aq vetë thelbin e qenies njerëzore, çka do të pasqyrohet doemos në të gjitha format e shprehjes së saj: etike, estetike, filozofike, politike, psikologjike e sociale, si një krizë universale mes thelbit dhe shfaqjes:
Pa merrni një shtëpi të Shoshit,
të parën që gjeni,
merrnie me çka brënda, kulm e themel,
dhe futeni, bie fjala, në teatrin “Migjeni”,
dhe shihni ç’shfaqje, ç’dramë që iu del!(1983)
A nuk mund të shijohet kjo poezi si dramë, sa si poemë, sa si poezi dhe po aq si
roman? Arti nuk është peshë, sasi, arti i vërtetë është cilësi, koncentrim maksimalisht i
gjuhës, si eksplorim i ndjeshmërisë, si pasqyrim me gjuhën e sentimentit, apo të
intelektit, me synim final përkryerjen në infinit. Në këtë vёshtrim poezia është vetë forma
që motivon përmbajtjen në shpalosjen e saj, po aq sa vetë përmbajtja, idetë, justifikojnë
formën si artikulim i shprehjes së thelbit poetik.
Shihni se si zanorja e në fjalët kyçe: merrni, gjeni, merreni, futeni dhe del
artikulohet në rënie, si vetë lëvizja e krizës brenda thelbit filozofiko-estetik të mesazhit, si
vetë kriza brenda universit të artit, si vetë kriza dhe dekreshendoja në vetë universin
njerëzor, kur: “Tepër të mirë jemi/ mbi këtë botë ku na kanë lënë, o zot!”, definon poeti.
Kjo është drama më tragjikomike, më e llahtarshme që po përjeton njerëzimi, “kur të jesh
i lumtur do të thotë të jesh fajtor”, thoshte nobelisti i viteve ’50-të, Albert Kamy.
Apo po t’i referohemi poezisë plot ndjesi të hollë “Natë me hënë”
S’ka gjë më të bukur, o nënë,
se të ecësh gjithë natën, një natë me hënë,
në universin me yje, mbi fushën me vesë,
të bësh dashuri sa të shkrihesh me hënën…
“Ngjitja nga ferri në purgator dhe nga purgatori në qiell – ja rruga e gjatë dhe e
vështirë që të çon në shenjtëni – thoshte Kazanxaqis. Por poeti ynë, koshient për ferrin
nga erdhëm, gjëmon:
Ma hiq sysh atë zhele flamuri,
me një sorrë të balsamosur në mes,
të fal gjithë botën për një bukë gruri,
të ngopem njëherë, pastaj le të vdes (1987)
po aq sa do të këshillojë për dramën që sjellin kultet e çdo lloji në çdo kohë dhe në çdo
marrëdhënie të njeriut me qeverisjen e vet, po aq i dorëzohet deri në përkryerje dashurisë
njerëzore si emblema më e shenjtë e jetës, prej së cilës ka ardhur njeriu dhe vetëm me të
cilën njeriu do të shpëtojë nga ferri i vet.
Kulmin e vet ky mesazh e manifeston në poezinë plot sentiment, elokuencë dhe
respekt deri në shënjtëri për njeriun e dashur të zemrës së tij, për shoqen e jetës, Florën,
në poezinë “20 vjet me ty”:
20 vjet me ty buzë më buzë,
unë varg, ti muzë,
unë endje, ti ëndërr,
unë qiell, ti engjëll,
unë malli, ti pritja,
unë lodhja, ti ngritja,
unë vatra, ti zjarri
unë vdekja, ti varri.
Vargu tejet i kalkuluar, gjuha tepër lakonike, ritmi si lëkundja e djepit, zëri si mjalti i
jetës, fjala si zëri i shpirtit, kumti si dhurata e perëndisë, vetdehja si vullkan dashurie
sjellin mes nesh mesazhin më të lumtur në botë
“Dashuria mes dy njerëzve është e përsosur kur njeriu i thërret tjetrit: O Unë!…Vetëm
dashuria, siç thoshte Kazanxaqis, do ta shpëtojë njerëzimin””.Prandaj poeti definon
mrekullisht:
“Edhe 200 vjet me ty
Sy më sy!” (1997)
Kush “guxon” ta lexojë shpirtin e tij – ai në jetë të jetëve do të jetë “i dënuar” të përkulet
me respekt para fjalës së tij brilante.
Dhe sikur këto të mos mjaftonin, eseja “Letër”, në fund të këtij vëllimi, një ese
elegante e vëllait të poetit, Tonin Kaçajt, nën kujdesin e të cilit erdhi në jetë ky botim,
vjen si një dekret sui generis, apo “ligjërim”i një komunikimit të llojit të vet, mes dy
poetëve, mjeshtër të fjalës, ndryshe si kodi më i kthjelltë i përjetësisë së fjalës si vlerë
universale: ”Nanat e paskanë ditë mirë kur thanë ”çdo njeri ka në qiell yllin e vet, e kur
ai yll bie, njeriu vdes”, por diçka na e mbajtën të mshehtë…Kur na thanë “vdes njeriu”,
nuk na thanë se njeriu jo thjesht vdes, por në të vërtetë, zë vendin e yllit të tij të vdekun,
në qiell…Pikërisht kështu iku fizikisht nga jeta për të mbetur si një yll në universin e
letrave shqipe, kodi elitar i të cilit ishte vetëm si i tillë, ky ishte Dodë Kaçaj?!?

Kadri Ujkaj, kritik letrar,

Kadri Ujkaj, kritik letrar,
Kryetar i shoqatës”Shkrimtarët dhe Artistët,Malësi e Madhe”Nderi i Kombit”