Në pritje të 30 qershorit

0

Sa më afër që është 30 qershori, opinioni mbarëshqiptarë, është gjithnjë e më i shqetësuar. Në vend që dita e zgjedhjeve të jetë sikur ditë feste, me plane dhe dëshira të reja për qytetarët falë pritjeve nga rezultati zgjedhor nga kandidatët e preferuar, në momentin aktual në Shqipëri, as që flitet për diçka të ngjashme! Pse kjo situatë e krijuar nga ata që duhet të bartin barrën më të madhe në avancimin e përgjithshëm të shoqërisë shqiptare; nga ata, që do të duhej të krijojnë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, të rritjes së standardit jetësor të qytetarëve, të zvogëlimit në minimum të varfërisë për familje të shumta dhe që rinia shqiptare të ardhmen e vet ta ëndërroj në vendlindje e jo të jetë komuniteti me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë.
Ata, që besimin e fituar nga elektorati shqiptar, të njërës apo palës tjetër, po e përdorin për fjalorin kaq “premtues” në gjetjen e zgjidhjeve të duhura në të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Ata, që s’kanë përgjigje se çfarë do të sjellë 30 qershori Ata, që asnjëherë nuk pohojnë se, sido që të jetë, 30 qershori dhe gjithë ajo që i parapriu kësaj date, do të ketë pasoja afatgjatë për shoqërinë shqiptare, për ata që sinqerisht dëshiruan dhe besuan në përkushtimin e lidershipit politik shqiptarë për ndërtimin e një shoqërie demokratike, duke përvetësuar vlerat e qytetarisë Evropiane. Ata, e dinë mirë se vetëm përkushtimi i tillë, duhet të jetë emëruesi i përbashkët i politikëbërësve në rrugëtimin e pa kompromis drejtë Integrimit të vendit në familjen Evropiane. Të dekretosh ose zhdekretosh, po, por çfarë sjell ajo? Ku është rrugëzgjidhja? Me ata të njëjtit që nuk iu kujtohet thënia e të madhit, S. Frojd:”Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar e hodhi fjalën në vend të gurit”! Kjo, do të bënte një 30 qershor festë, me besim të plotë se stina e verës do të jetë e bukur dhe e gjatë për mbarë shoqërinë shqiptare. Po sot, me një retorikë që nuk premton por, përkundrazi, thellon ndasitë dhe polarizon, sidomos, spektrin politik shqiptarë. Autoriteti i lartë nuk përkon vetëm me konstatimin e problemit por, mbi të gjitha, me dhënien e alternativave për zgjidhjen e tij, kuptohet duke kyçur të gjithë faktorët shoqëror në drejtim të zgjidhjes së mirëfilltë. Mungesa e vullnetit për dialog, e cilës do palë qoftë, vështirë se mund të prodhojë rrugëzgjidhjen e duhur. Në veçanti në rrethanat e krijuara jo vetëm në prag të zgjedhjeve por për muaj të tërë. Të vetëdijshëm se gatishmëria për dialog, domosdo, mënjanon kërkesat maksimaliste, ka thelluar divergjencat ekzistuese në perceptimin e mundësive për zgjidhjen e problemit. Për aso lloj zgjidhje e cila 30 qershorin do ta shënonte si fitore të demokracisë dhe pjekurisë pluraliste të shoqërisë shqiptare. Kështu, ata që mbajnë përgjegjësinë, jo vetëm për rrjedhat aktuale, jo shumë larg “…do të hedhin fjalën në vend të gurit”!

NGA: Kristjan Dukaj, Politolog

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.