NË PRESIDËNCË/ NESËR KEMI BAJRAM..!

0

 Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do të betohet të dielën në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë detyrën për drejtimin e shtetit, duke pasuar në ketë post Ilir Metën. Në rendin e ditës të bërë publik nga Kuvendi i Shqipërisë, njoftohet se seanca speciale për betimin e kreut të ri të shtetit do të nisë në orën 18:00 të kësaj të diele. Kjo seancë parlamentare ashtu si çdo e tillë e ngjashme do të këtë në rend dite vetëm ceremoninë e marrjes së detyrës. Begaj behet kështu presidenti i tetë i Republikës pas rënies se sistemit komunist dhe mandate i tij është 5-vjeçar.Ceremonia e dytë e parashikuar në orën 19.30 do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, aty ku bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.