Jemi rikthyer serish në këtë sezon me emisionin “Jete Tjeter”, për të vijuar misionin tonë se bashku me bashkpuntoret tane kudo , nga amerika e larget , nga vëndet e Bashkimit Europian, por edhe këtu në Malesine e Madhe e Shkodren tonë me burra e gra me zemer të madhe. Të gjithë me aq forcë sa kemi, do i themi, jo varfërisë, jo skamjes, kudo në ato vatra familjare , ku varfëria ka zëne vend në sofren e tyre. Ja kësaj rradhe ishim në lagjen Muçaj të fshatit reç në njesinë administrative Shkrel, pamjet janë rrrenqethse
Ky është realiteti i mbijeteses së familjes Zeqiraj. Kjo familje prej 5 vetash, me femijë të vegjel, ku e zoja e shtepisë Semaja prej më shume se 10 vitesh ështe invalide, por që jeton pa asnje ndihmë, por vetem me 60 mijë lekë të vjetra ndihmë sociale nga Bashkia. I zoti i shtepise Naimi i lodhur nga skamja, vetem duhanin e pi pa mbarim , duke shfryre s’bashku me tymin e tij. Në bisede me Naimin mësohet fare thjesht, se tashme ai thuajse është dorzuar plotesish para prangave të varferisë.
Kjo është Semaja nëna e 5 femijve, dy vajzat e medhaja i ka të martuara, por zëmra e nënës është ndarë më dysh sa tek tre femijet, vetja dhe burri, edhe tek dy vajzat e martuara, edhe ato gjendjen ekonomike nuk e kanë të mire. Ndersa Semas i qanë zemra me dhimbje deri në palce, se sot për drekë nuk ka tjeter se çfare tu pregadisin femijve të saj, veç keto geshtënja ,edhe këto të falura nga komshijet. Ku ka me hall se te jetosh në vëndin e geshtenjave por gjithënje doren e shtrire duke pritur meshiren e komshijve.
Kjo është vajza më e vogel e shtëpisë, nje nxënëse e klases së pëstë, nxënesë me perparim mesatarë, por që deshiren e ka të mësojnë gjithnje e më shume, e pse jo nëser të behet një mësuese gjuhe e letersie, por ënderra per një shtepi si shoqet, ënderra per pak lek në shkolle jo sa shoqet e shoket por…të gjitha këto ëndërra të kësaj voglushje, duket sikur janë prerë në mes…. Ajo që ne mësuam dhe duam ta theksojme ështe dhe fakti mjaft sinjifikative. Mësuesja kujdestare thuajse çdo ditë mundohet që veçmas kujdesit si nxënese te tregohet edhe si prind për këte voglushe, madje duke i sjellë jo rradhehere edhe ushqime në klasë. Vertetë duket e pa besueshme, por ja që ky është realiteti i kësaj familje këtu në fshatin Reç. Kjo shtepi e ndertuar me gur dhe baltë, kjo shtepi që edhe sot si dikur në mesjete nuk ka nje banjo brenda , por në terren si një kaçorr me teneqe, Ndaj ështe edhe inisiaticva njerzore, humane e njërit prej banorve të këtij fshati, i cili ka shfaqur deshiren dhe për të kontribuar të pakten brënda perjulles pa hyre në dimer kjo familje, te këte një banjo brënda mureve të shtepisë, shtepi i thënçin. Kësisoj ne duke pritur fjalen e ngrohtë dhe mbeshtetjen e njerzve të mirë e me zemer të gjërë, u larguam nga Reçi ,nga kjo familje, por me besimin se do vijmë sërish me të tjera ndihma të dhuruara nga zëmermiret.