Ndodh edhe kështu!Në një ditë të tillë siç është 8 Marsi , dita ndërkombëtare e grave , në qytetin e Koplikut të mos lejohët demonstrimi i veshjes më të lashtë të gruasë Malësore e Shqiptare siç është Xhubleta. Drejtuesja e shoqatës “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” Rita Shkurtaj shprehët e indinjuar nga Policia në ëmër të Pandemisë e anulloj këtë aktivitet.
Njoftim
Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, Shoqata Kulturore “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” organizon një aktivitet kulturor në të cilin do demostrohen vlerat unike dhe fisnike të gruas malsore nën petkun e xhubletes.Ju kujtojme se ky organizim do jetë me mbikqyrje të institucionit të Bashkisë Malësi e Madhe, e në veçanti Kryetarit të Bashkisë z.Tonin Marina.Aktiviteti do organozohet në qendër të Koplikut me daten 08. 03. 2021, ora 11-të.Në respekt të situatës, pjesmarrja sipas mundësive duke respektuar edhe rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetsisë. Në realitet kur lexuam këtë njoftim, menduam dhe vlersuam me pozitivitet , si një gjetje e promovimnit dhe lançimit , nepsërmjet demonstrimit të vlerave të Xhubletës, kësaj veshje të gruas Malesore e Shqiptare , të një moshe mbi 4 mijë vjeçare. Pikrisht në ditën nderkombëtare të gruas. Kjo do të ishte një vlerë , dhe për më tëpër një “armë” në duartë e te gjithë atyrë , shto këtu edhe Bashkinë M.Madhe që duanë të çojnë në UNESCO Xhubleten. Por ja Pandemia dhe policia sipas organizatorës nuk lejojnë një aktivitet të tillë. Po kështu edhe Artisti Luigj Gjerkaj I zbritur enkas për këtë ëllim pë rte kënduar me lahutë nga bjreshkët e Kelmëndit shprehet I ininjuar për mos zhvillimin e këtij eventi. . Ndersa Legjenda e lahutës Shqiptare Jonus Delaj ironizon drejtuesit e Bashkisë, të cilët sipas tij nuk ia doijne moshën dhe vlerën Xhubletës ndaj dhe nuk ka se si të ndodh ndryshe veçse kështu… Edhe një herë tjeter duhet treguar e verteta se mos prania e asnje drejtuesi të instucioneve kulturore apo dhe drejtuese të Bashkisë, mos lejimi nga policia ka ligjimitetin e saj .