NË 6 MINUTA   VELEÇIKU BËNË PERMBYSJEN E MADHE , FITON NDAJ MALIQIT

0

Në “Nexhip Cungu” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brenda. Pjesa  e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse skuadrat kishin disa raste për shënim. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë emocionuese.

Maliqi kaloi i pari në avantazh me anë të Muçollarit në minutën e 63’, i cili shënoi një perlë nga jashtë zone. Megjithatë kur të gjithë mendonin se Maliqi do të bënte ëndrrën realitet për të qenë në Kategorinë e Parë, erdhi edhe përmbysja e çmendur.

Veleçiku barazoi shifrat në minutën e 89’ me anë të Shekajt, ndërsa Zaraj në minutën e 95’ bëri përmbysjen e çmendur për koplikasit, duke bërë që të jenë edhe për sezonin tjetër në Kategorinë e Parë.

FK| Veleçiku-Maliqi 2-1

Shekaj 89′, Zaraj 95’/ 63′ Muçollari.  Keësisoj ka  ndodhur ajo  ajo që pritëj nga  tifozeria e Veleçikut , por qe realisht , atherë kurë minutatat  po trokisnin drejtë perfundimit gjithëçka dukej e pa mundsbhme, Por ja që  ka ndodhur permbysja e madhe , dhe serish Veleçiku  mbetet  në ktegorinë ë parë.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.