Ndizet një sinjal për mbështetjen e sportit , dhe talëntëve në M.Madhe, por nuk u bë e ditur garancia e mos’shuarjes së këtij sinjali

0

Një nisëm e mirë , dhe mjaft positive  për  zhvillimin e sportëve  në M.Madhe, mësohet të jetë ideuar  gjatë një takimi zyrtar tgë kreut të Bashkisë  M.Madhe Tonin Marinaj , me Presidëntin e Komitetit Olimpik  Fidel Ylli.Nderkohë që  zyra e shtypit e Bashkisë  në një info të shkurtër nuk ka dhënë detaje rreth konkretizimit  dhe mënyres se si do të ngrihen    ekipet sportive   në Shkolla, kjo mbetët për tu parë në të ardhmën.Në takimin e organizuar sot mes Kryebashkiakut Tonin Marinaj, Presidentit të Komitetit Olimpik Fidel Ylli, Presidentit të Federatës “Universiteti i Sporteve” Besnik Veliu dhe kordinatorit të sportit për veriun Ardit Taflaj, është diskutuar për rëndësinë e krijimit të ekipeve sportive në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe mbështetja e talenteve të reja në të gjitha kategoritë e Sportit. Është ky infarmacioni zyrtar   i Bashkisë  M.Madhe, ku realisht duket  një lajm i mirë  përsa i takon    zhvillimit dhe mbështetjes së talëntëve  në sportë në M.Madhe. Ndaj pa dashur  të  bëjmë kritizerin, dhe natyrisht duke mos dëshëruar të jenë një  Show , vlersojmë se kemi të drejtë të bëjmë  disa pyetje, të cilave nese e shikon të arsyeshme  për “hatër” të  qyteëtarve   të saj mund të përgjigjet Bashkia M.Madhe ,ose edhe   vet   drejtuesit e Komitetit Olimpk Shqiptar. E para ; A ngjason kjo nisëm , si një  nisëm e ideuar nga  Partia? E dyta ; Veçmas përfaqësuesit të sporteve   veriore ,ku ishin përfaqësuesit e Zyres Arsimore, ku natyrisht pa rolin dhe mbështetjen e tyre  vështirë të ngrihen ekipet  pranë  Shkollave të  Arsimit Para Universitar  në M. Madhe.    May be an image of 5 people, people sitting and indoor E treta; po nga Bordi i prindërve  të   nxënësve  a duhej  të ishtë  ndonjëri?   Dhe e Katerta;  A u tha gjë  për terrenet sportive  që thuajse mungojnë  pranë çdo shkolle, edhe aty ku  jane ,  mund të thuhet se janë jashtë parametrave të kerkuar?  E pësta; Pas këtyre takimeve të ngrohta   miqësore   me kreun e Bashkisë   M.Madhe a  do të duhej që  z, Fidel Ylli, apo ndokush tjetër  të  dilte  me nje dekleratë  për mediat për të informuar   publikun, se  vertëtë e kanë “përimënd”, ndaj të thuhej konkretisht , kur si ,dhe  a ka një afat  fillimi i ngritjes së ekipeve , ose e thënë ndryshe  fillimi i nxitjes së  ngritjes së ekipeve sportive , dhe kush janë displinat  primare?

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.