Lajmi për largimin nga kjo jetë i shkrimtarit , dhe publicistit të mirënjohur Malësor dhe më gjërë Nik Bujaj, për revistën “Fjala” dhe lexuesit e saj , është një lajm i dhimbëshëm dhe veçmas dhimbjes njerzore, edhe si një nga bashkpuntorë dhe miqt e ngusht nder vite.Ndaj me këtë rast ngushllojmë familjen , të afermit dhe gjithë lexuesit e shkrimtarit Nik Bujaj.Pushofsh në paqe miku ynë i mirë! – Redaksia –
Nga: Ndue BACAJ
Me datën 6 gusht (2020) në moshen 86 vjeçare ndërroi jetë intelektuali, shkrimtari, poeti e publicisti Nikë Bunjaj dr. i shkencave shoqërore. Nikë Bunjaj i dtl.1934 , lindi e u rritë në Selcë heroike e historike të Kelmendit të Malësisë së Madhe , lindi, u rritë dhe mori edukaten e parë të atdhedashurisë në familjen dhe fisin e tij të Bunjajve të shquar ndër mote e shekuj, për trimëri , urtësi, besë, bujari e atdhetari. Nikë Bunjaj nuk do të mjaftohej me kaq , por do të arsimohej si mos më mirë duke perfunduar fakultetin e shkencave shoqërore dega gjuhë-letërsi dhe filozofi, duke u kompletur kështu si një intelektual i shquar malësor e më gjërë. Nikë Bunjaj gjatë jetës tij ka një karierë të gjatë pune e aktiviteti si mësues , por edhe si kuadër drejtues në kohë të vështira (të regjimit komunist). Nikë Bunjaj megjithëse punoi në një kohë të vështirë ai mbeti intelektual e malësor i mirë duke dëshmuar deri në fund të jetës se ishte një trashigmtar i denjë i lindur e rritur në çrdhen e lirisë , burrnisë e atdhedashurisë, edhe pse për shumë vite jetoi e punoi larg Kelmendit tij , por duke mos e harruar asnjëherë njeri-tjetrin. Nikë Bunjaj është shquar vazhdimisht për korrektësi, perkushtim e mbi të gjitha për humanizën… Nikë Bunjaj si një intelektual i arsimuar e kompletuar me pendën e tij ka nxjerrë 24 libra , romane, monografi, vëllime me vjersha e poema si dhe tregime të zgjedhura e të jetuara, si dhe ka një kontribut të shquar me shkrime të vlersuara në media të ndryshme. Disa nga librat e botuara ndër vite të dr.Nikë Bunjaj-t janë:
Heroi që lindi në çerdhen e lirisë , Dritë në Malësi , Mbi historikun e feve , Nora e Kelmendit (monografi) , Zemra e një Nëne (roman) , Agjenturat dhe agjnentët (roman) , Shqipëria në mes jetës e vdekjes , Lotët që i thahen (vjersha e poema) , Dashuri, vuajtje dhe shpresë (roman) , Deri kur !? (roman) , Na lini pak Atdhe (permbledhje tregimesh të zgjedhura) , Nusja me vellon e lirisë , Historia e një gruaje 115 vjeçare (monografi) , Ata ranë në front të luftës me flamur në grykë të pushkës (vëllim me vjersha e poema) , Mbretëresha me zemër e shpirt shqiptare (monografi kushtuar Edith Durham-it) , Unë Nikë Bunjaj (pjesë nga jeta dhe vepra-ese) e tjerë, duke perfshirë edhe ribotimin e disa librave me shtesa e permirësime…Librat apo më saktë vepra e Nikë Bunjës rrokë fusha të shumta të jetës , luftës dhe perpjekjeve për mbrojtjen dhe lirinë e trojeve shqiptare etnike (duke perfshirë edhe luften çlirimtare të UÇK-s), për prosperitetin dhe virtytet më të mira të malësorit, si zakonet , traditat dhe trashigimin e mrekullueshme të malësorve shqiptar si dhe të të huajve që i vlersuan , memorizuan e nderuan… Per punen dhe veprimtarinë e tij si intelektual e veprimtar i shquar ndër vite dr.Nikë Bunjaj është nderuar me çertifikata mirnjohje dhe vlersime , si nga Komuna Bushat (ku jeton prej vitesh) me Titullin : Mirnjohje e Komunës me motivacionin: “Për merita të veçanta civile në fushen e krijimtarisë letrare , për zhvillimin e promovimin e kulturës , traditës dhe vlerave letrare dhe artistike”, Çertifikatë mirnjohje dhe nderi i Kelmendit (nga Komuna Kelmend), Lidhja e shkrimtarëve të Shqipërisë, si dhe çertifikatë mirnjohje nga shoqata panshqiptare si Bashkimit Shqiptar në Londër , e tjera çertifikata e dekorata… Por vlersimet dhe dekoratat më të mëdhaja janë librat e tij plot sharmë letrar-artistik e mbi të gjitha patriotik, të cilat Nikë Bunjaj-n e bëjnë të “pavdekshëm” edhe pasi ai fizikisht nuk do të jenë më në mes nesh…
Nikë Bunjaj pushofsh në paqe , ndersa familjarëve dhe të afermëve të tij ngushllimet e mia të sinqerta…
Malësi e Madhe me 07 gusht 2020