NDEROHEN 8 MARTIRET E ATDHEUT NGA FSHATI ZAGORE MALËSI E MADHE, ME TITULLIN “NDERI I QARKUT SHKODER”

0

Me propozim të kryetarit të shoqates të trashigimtarve të te pushkatuarve prej diktatures komuniste Dega Shkoder z,Ndoc Çulaj, këshilli i Qarkut Shkoder ka akorduar dhe vlersuar me titullin e lartë “ Nderi i Qarkut Shkoder, 8 Martirë të Atdheut. Dhe më konkretisht Rrok Kanto Marashi, Pjeter Marashi, Fran Pjeter Marashi, Pjeter Zef Çulaj, Ndrek Pjeter Çulaj, Martin Fran Papaj, Prekë Lek Rushaj, dhe Pashko Lek Rushaj. Të gjithë këta burra, djem të fshatit Zagor të njësisë administrative Shkrel, Malësi e Madhe. Në aktivitetin e organizuar për dorzimin e këtyre titujve ishin të pranishem mjaft nga familjarë, të aferm te këtyrë martirve, perfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve politikë, dhe nga këshilli i Qarkut Shkoder. Ka qënë fillimisht z,Ndoc Çulaj i cili ka pershendetur pjesmarrësit, por edhe ka falënderuar këshillin e qarkut Shkoder , per këtë nderim që u bëhët trimave të fshatit Zagorë. Më pas këtë event e ka pershendetur edhe kryetari i komisionit të vlersimit te figurave në keshillin e Qarkut Shkoder z,Filip Guraziu, i cili ka vlersuar historinë e familjes së major Llesh Marashit, por edhe të tjerve Martire të Atdheut. Moderatorja e këtij akrtiviteti aktorja e teatrit “Migjeni“ Rajmonda Marku ka ftuar nënkryetarin e këshillit të Qarkut Shkoder z,Maxhid Cungu per tu dorzuar së bashku me koleget e tij titujt e Nderit , familjarve të Martirve, ku kryesisht ata që paten nderin per ti terhequr ishin nipat dhe djemt e Martirve.
Kështu i pari që e ka marrë këtë titull ka qëne Rrok Kanti, i riu , pra nipi i Rrok Kanto Marashit. Tashme ky djalosh i cili i ka rrënjët në Zagor , edhe pse është i lindur dhe rritur e shkolluar në Amerikë , i ka pershendet të gjithe me shumë respekt dhe mirenjohje. Me pas kështu ka vijuar dorzimi i te gjithe titujve të nderit per 8 Martiret e Atdheut nga Zagora e Shkrelit.
ALBERT MARVUKAJ: KURR NUK DO E MOHOJ UNE E AS FEMIJET TAN SE JAM PREJ ZAGORES SE SHKRELIT
Në një intervistë të dhënë enkas per revisten “Fjala” djali i Rrok Kanto Marashit, krahas rrefimit të jetes së tij të veshtirë ne diktatur , ku nuk pati mundësi aso kohe të kalonte perimtrin e caktuar ne internim ku ishte , per te ardhur edhe një herë te vetme ne Zagor vendin e lindjes se të parve të tij, ky kurr se mohon, madje shprehret se ndihet krenarë që eshte djal Zagore dhe Malesor e Shkodran njeherazi. Nderkohë që Albert Marvukaj , ka treguar se atje ku jeton e punon prej vitesh në Amerikë, ai dhe familja e tij dhe i gjithe fisi i shtepisë së Marash Vatajve , ose siç i njohim të gjithë nipat dhe mbesat e Major Llesh Marashit, sot po nderojnë veten dhe fisin, por edhe Zagoren, edhe Malësinë. Kjo tregon se dera e mirë , nuk nuk prishet kurr. Atje nga fisi i tyre sot ka mjek , professor, politikan , e biznesmen të suksesshem. Pra si gjithnjë nga kjo derë, që ishte model i trimërisë, burrërisë, dhe dijes, këtu e një shekull më parë, ku shembull të tillë shkollimi nga nje familje kater prej djemve, veshtirë aso kohë të gjendeshin në qytet. E pra kjo ështe Zagora, ky është Shkreli i M.M.adhe që perherë ka nxjerrë Martirë të pushkes, fjalës e pëndës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.