Në kuadër të 85 – vjetorit të lindjes së akademikut prof.dr. Bahri Beci, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare “Akademiku Bahri Beci- Figurë Poliedrike e Gjuhësisë Shqiptare”.
Seanca plenare u përshëndet nga rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.dr. Suzana Golemi, më pas përvijoi me fjalën e hapjes nga drejtorja e Qendrës së Studimeve Albanologjike, dr. Zamira Shkreli.
Konferencën e përshëndetën prof.dr.Artan Haxhi me kumtesën: “Bahri Beci-albanologu dhe akademiku”; prof.dr. Shaban Sinani me kumtesën: “Dialektet si bartës kulture: e folmja e Reç-e Dardhës në kërkimet dialektologjike të Bahri Becit”; prof.dr. Tomor Osmani me kumtesën: “Rreth kontributit të veçantë të akademikut B. Beci për historinë e standardizimit të shqipes”