Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka deklaroi në “Breaking” se lideri i koalicionit opozitar, Lulzim Basha gaboi me fushatën e tij elektorale, duke shmangur aleatët e koalicionit, duke mos i nxjerrë në fushatë. Kjo sipas tij ishte një minus, pasi në një kohë që Rama sulmonte aleatët e Bashës, kryedemokrati nuk bënte fushatë me Ndokën, Shehin, Idrizin, Dulen apo Mediun.“Padyshim që Basha duhet të mbajë përgjegjësi, ai luajti të gjitha për gjitha, Ai nuk e shfrytëzoi se pati një koalicion, ai me unin e tij tentoi që kopjonte sitlin e tij. Nëse Rama ishte i vetëm, Basha kishte një koalicion me aleatët, kishte koalicionin më plural që nuk e kishim pasur ndonjëherë. Asnjëherë nuke kemi parë Bashën të dalë më koalicionin e tij, duhet të kishte besueshmërinë më të madhe, se nëse dikush nuk kishte dashamërisë për Bashën, kishte për Agron Dukën apo dhe Dashamir Shehin”, tha Ndoka, duke kritikuar kësisoj i pari lidërin e demokratve Lulzim basha për deshtimin e radhës.