NACIONALISTI I “TËRBUAR” EDVIN RAMA DHE TRE PYETJE QE NUK PO JA BËNË ASKUSH !

0

Në keto ditë të “zhurshme” të protestave të studentëve , dhe protestave të tjera të qytetarëve shqiptar , per të drejtat e tyre të nëpërmkëmbura nga Edi Rama dhe qeveria e tij “rilindase” , kryeministri i Shqiperisë ndërron apo siç thonë nga anët tona “terrnon” tetë ministra . Nga ky ndërrim ministrash bien në sy dy propozimet per ministra të rinjë të marrur “hua” nga shqiptarët “anonim” të Kosovës , znj.Besa Shahini dhe z. Gent Cakaj. Ndersa Besa Shahini dekretohet si minister arsimi , z.Gent Cakaj nuk dekretohet si minister i jashtëm nga presidenti Ilir Meta. Ky mosdekretim po vijon të bejnë “zhurmë” politike e mediatike , megjithse ketë mosdekretim presidenti e ka të argumentuar dhe të bazuar në detyrat e tij kushtetuese. Gazetar , analist , opinionist , politikan , media kazani e kusijash , të varur e të pavarur e më gjërë , janë “prononcuar” duke “zhurmuar” per mirë e per të keq , kështu që unë mendova se nuk ja vlenë të perseriten ato çfar janë thënë e deklaruar , me të drejtë apo të padrejtë , edhe kur thuhet se Gent Cakajn na e ka sjell në qeveri keshilltari special i kryeministrit E.Rama – spiuni i deklaruar i Serbisë Baton Haxhiu . Ndersa per Besa Shahinin thuhet se është mbesa e oficerit të sigurimit serb Ibush Kllokoqit…si dhe te dy keta janë “produkt mede in Soros” Mua që mundohem të njoh sado pak historinë e PKSH-PPSH , nënës së PS dhe “Rilindjes” të E.Ramës më duket gjithshka “normale. E them normale pasi PK-PPSH janë krijesa made in sllavo-serbe, per të cilen besoj se nuk ka nevojë per fjalë. Ketë trashigimi vasaliteti të krijesës së ekstremit të majtë ala bolshevike , ndaj serbo-sllavëve ka qenë e detyruar ta ruajnë edhe PS-ja e Fatos Nanos (kujtojmë takimin e tij në Kretë me kriminelin Millosheviç…) , si dhe është i detyruar ta “respektoj” e ruaj per të mbijetuar në shpinë të shqiptarëve edhe Edvin Kristaq Rama -trashigimtari i denjë i baba Kristaqit , dajo Spiro Kolekës dhe kryebabës Enver. (Kujtojmë se bashkimin apo rithemelimin e të majtes e pati bërë në Shkodër me 01 prill 2013 , perseri një sreb – Boris Ljubo Tadiç , si dhe mikun më të ngusht sot E.Rama ka presidentin e serbisë Vuçiç…ku ndermjetës është këshilltari special Baton Haxhiu). Në keto kushte mua më kanë lindur tre pyetje , per të cilat çuditëm se si asnjë gazetar , analist , opinionist apo edhe politikan nuk ja kanë bërë E. Ramës. Pyetja e parë : Perse ju z. Edi Rama keni këshilltar special (nga Kosova) spiunin e deklaruar Baton Haxhiun?? Sipas mediave , (si dhe pa guxuar asnjëherë ta pergënjeshtroi) Baton Haxhiu e ka pranuar vetë publikisht të paktën dy herë se ka bashkëpunuar me shërbimin e fshehtë serb të kohës së Miloshevicit. Rrëfimi i tij në Tribunalin Ndërkomëtar të Hagës është publik. Gjendet fare lehtë në web-in e këtij institucioni. Në këtë rrëfim tregon bashkëpunimin e tij me drejtuesin e shërbimit të fshehtë të gjithë Judosllavisë së Milloshevicit, Jovica Stanishiç, pasi kishte bashkëpunuar më parë me drejtuesit e UDB në Prishtinë. Kjo dëshmi është me zë dhe figurë, në tre gjuhë në pëkrthimin zyrtar të Tribunalit, e zezë mbi të bardhë në transkiptin e seancës gjyqësore që ka zgjatur pesë orë. Kjo është e fare e qartë. E dinë të gjithë në Prishtinë. Pyetja e dytë: Kush ju ka rekomanduar (apo detyruar) që një spiun si Baton Haxhiu ta merrni këshilltar special tuajin ?? Pyetja e tretë: Perse ju z. Rama zgjodhët per ministra nga Kosova dy emra anonim per shqiptarët dhe politiken në pergjithsi , e atë të PS-s apo rilindjen në veçanti , si Gent Cakaj-n “djalin “ shpirtëror të spiun Batonit , dhe Besa Shahinin, që media e ka “prezantuar si mbesën e Ibush Kllokoqit , i angazhuar në sigurimin shtetëror serb për t’i torturuat të burgosurit politikë shqiptarë, si per shembull Adem Demaçin e tjerë ??. Dikush që guxon t’ju “krahasoj” me Skenderbeun dhe per ketë çmenduri rilindase është shperblyer…, (në fakt duhet krahasuar me skënderpallen e spiropallës) , do të thotë se E. Rama e ka bërë ketë veprim si nacionalist i madh per “bashkimin” e trojeve shqiptare. Mirpo si për “dreq” historia e nanës e babës së rilindasve (ndonse me emra të dryshuar) na tregon të kunderten . Na tregon se Kosoven Enveri e partia e tij e krijuar nga sllavo-serbe e kanë “rifalur” në duar të shkjeve serbë që gjatë luftës dytë botërore e mbas saj , ku per ketë “falje” kanë bërë kurban mijëra shqiptar që guxuan të kundershtojnë këtë “falje” kriminale. Edhe trashigimtarët e Enverit e partisë tij sot qoftë edhe me emrat e ndryshuar socialist apo rilindas janë munduar e mundohen të bejnë të njejten gjë , ndonse sot kanë ndryshuar taktikat , por jo strategjinë. Per ketë kujtojmë kundershtimin , anatemimin dhe luften politike të paprecedent kundër rrugës Kombit , si arteria kryesore që lidhë trojet shqiptare të Shqiperisë dhe Kosovës. Këtë luftë sot E.Rama dhe rilindasit e tij në qeveri e kanë konkretizuar me vendosjen e takses per mjetet që udhëtojnë në ketë rrugë nga Shqiperia në Ksovë dhe nga Kosova në Shqiperi. Gjithashtu kujtojmë se E.Rama pati ra dakord me Vuçiçin per ndertimin e një autostrade nga Serbia direkt në Shqiperi duke “anashkaluar” (të pakten në emertimin e projektit) shtetin e Kosovës , ndonse autostrada do të kalonte neper trojet etnike shqiptare të republikës se Kosovës. Ndersa “kapakun” e nacionalizmit të nacionalistit të “terbuar” Edi Rama ja vë projekti i perbashkët dhe i fshehtë me Aleksander Vuçiçin per grabitjen e rreth 27% të trojeve më ekonomike të shtetit të Kosovës (Mitrovicës e tjer) , nën masken e shkembimit të teritoreve , ndryshimit të kufijëve apo rregullimit të kufijëve në mes Serbisë e Kosovës…Mjerisht kjo masaker ka gjetur mbeshtetje (ndonse të paktë) edhe nga autoritet shtetrore në Kosovë e Shqiperi dhe sherbëtor të tyre… Kaq sa per sot , edhe pse e di se E. Rama nuk merr mundimin t’i lexojnë e jo ma tu kthejnë pergjigje pyetjeve të mia. Pyetje që shpresoj se do të marrin pergjigje atëherë kur nacionalistin e “terbura” do ta kthejnë me “rrota” perpjetë shqiptarët e vertet , që duan , lirinë , demokracinë dhe Shqiperinë etnike që e ka falë Zoti e na e ka ndarë (perkohësisht) ropi…

Nga: Ndue BACAJ

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.