Ish deputeti Myslim Murrizi është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës nga Policia e Shtetit, me akuzën e e pastrimit të parave dhe fshehjes së të ardhurave, pasi dyshohet se nuk ka deklaruar 60 mijë euro.Denoncimi është bërë nga sektori i krimit ekonomik.Lidhur me këtë, ka reaguar vetë ish deputeti, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e ngritura ndaj tij.Në një reagim për media, Murrizi shtoi se i ka deklaruar çdo qindarkë dhe ka ftuar prokurorinë të hetojë, ndërsa nuk ka nguruar të sulmojë edhe drejtorin e sektorit të kriminalistikës Tonin Vocaj, që sipas tij është një ish sigurims ka ka shkruajtur atë raport.

“
Duhet të kisha unë njohuri për këtë hetim ndërkohë që unë kam asnjë informacion. Unë kam qenë person i ekspozuar politikisht dhe kam deklaruar pasurinë 4 vite rresht. Të gjitha dokrrat që shkruajnë në atë raport ish sigurimsat si Tonin Vocaj. Nuk është e vërtetë që jam dënuar, kam marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Është vendimi nr. 423 i Gjykatës i së Lartë. Ky është maskarallëk i një grupi fundërrinash që kryesojnë Policinë e Shtetit. Unë kam deklaruar çdo qindarkë. Fundërrinat e këtij lloji i kam përdorur shpesh si letra higjienike. Habia më e madhe është akuza për ‘pastrim parash’. Paratë e kujt pastroj unë? Të ministrave të Ramës? Të Lulit? Ata i kanë lavatriçet e tyre“, ka thënë Murrizi