Ju pershendes e ju uroj nje vit te mbare ju dhe familjeve tuaja.
Kte vit te ri mendova ta hapim “Kuvendin tone modest midis nesh grave dhe vazave mirditore” me nje nga zerat me te fuqishem te skenes mirditore.
Me nje grua te vogel ne shtat port e madhe ne shpirt, me nje grua qe kenga idha ato cfare shume kush ja mohoi.
Fjala eshte per Mrika Trumshi qe te gjithe ja kemi degjuar zerin dhe emrin e shume nga ne e njohim.
Sot do e lexojme Mriken ne nje tjeter aspekt ne ate human , neper mjet kesaj interviste àrrefim do e quaja do njohim Mriken e do e kuptojme ku buron ajo energji qe na mbush shpirtin e qe e pushton cdo skene ku ajo kendon.
Mrika Trumshi eshte e veshtire te tregosh vetveten por mendoj se eshte nje gje e bukur kur fillon dhe mendon per veten dhe ato cfare ndjen ti na i tregon edhe ne…
Nuk e di pse e kam kaq te veshtire kur me duhet te flas per veten time. , Nganjehere me duket, se nga jashte jetet tona ngjajne shume me njera tjetren , ngjajnë tamam si ato fustanet apo perpareset e shkolles ,qe ateher ‘i kishim te gjitha njesoj ,,, Ku ta gjej ate pergjigjen ,se pse mua më duket keshtu ,,,Ndoshta sepse vijme nga e njëjta trevë , ndoshta sepse nga i njëjti realitet , nga i njejti perkushtim i familjeve tona per te na shkolluar dhe edukuar sa më mirë dhe ndryshimin e vertetë e gjejme vetem ne rrugetimet tona , ne ato fije te shtruara që në lindje per kedo prej nesh , apo nyjet ne kohë të ketij rrugetimi. , ,Prandaj e kam te veshtire te flas , e kam zor ,sepse aq shumë enderroja , aq shume kam kerkuar nga vetja, por jo, jo, teper mangut ne arritjen e asaj qe desha ….Mrika asht nje prej jush ,,,Kam lindur ne Fang të Rrubikut ,,,Asht ma i bukuri , shejtn*i per mua , sepse Fangu asht vendi im, asht vendlindja ime ,, asht trualli i vetem ku kam lene femijerine, at’ ma t’ bukuren e jetes time ,ate që secila prej nesh, e ka kristalinë në pafajsinë e vet. E tash rrenjet e mija ,,,,,Familja , familja ime e thjeshtë , me prinderit e mi te mrekullueshem, qe sot nuk jetojne ma … Isha më e vogla , por edhe me shume diferencë prej vellait dhe motres,,, I vetmi ” refren” qe na asht ngulit fort ,ishte që duhej patjeter te mesonim shume ne shkollë. Nje kontroll apo mbikqyrje absolute në kete drejtim . Asht e vetmja mundesi qe e keni vete, sepse te tjerat nuk varen prej nesh,,na thoshte baba im ,, Une isha femije, nuk kishte kopesht atehere dhe kur kam hyre ne klase te pare, e kam pas te tejkaluar abetaren dhe kendimin , po ashtu vellai im qe ishte shume para meje , ka filluar direkt ne klase te dyte ,, me miratim te nje komisioni ne ate kohe. Kjo avancë ishte “dhurate” pikerisht nga baba , i cili nuk kishte mbaru asnje klase shkolle ,,, e megjithate ai lexonte shume , ,,,, Nuk kishte liber te asaj kohe qe te mos na e sillte ne shtepi
Ne fakt per ne eshte interesante te dime shume gjera rreth teje e familjes tende por mendoj se kenga eshte lulja e bukur qe parfumos jeten tende na trego si lindi tek ty ky filiz si u rrit ?
,,,,Po une ketu ne kete interviste jam me shume per kengen ,si lindi ajo tek une ,,,, Të flas për zanafillën, nuk është e vështirë , më duket se lindi bashkë me mua… Kam kënduar që teper e vogël. Ky pasion u vu re nga vellai im , i cili ishte mesues ne ate kohe dhe me sillte nje radio qe te mesoja kenget per femije .Ka ndikuar shume , sepse une ate nigjoja duke kenduar dhe nuk ngurroja t’ja ” vidhja ” menjehere,. Ai e kapi kete dhunti sepse ishte edhe vete i ketij drejtimi. Në moshën 7-vjeçare unë këndoja me çifteli ne shkolle,,,Ate e kam mesuar vete , askush tjeter per çifteline nuk ka punuar me mua , . M’i ngrinin perdite gozhdat ne mur e une prap vija ato stolat e vegjel dhe e kapja ,,,, Kushedi sa here jam rrezuar. Ishte një instinkt, një dashuri e lindur ,,,,, e gjithe bota ime dukej se ishte vetem te kendoja . Doja shume këngët e festivaleve për fëmijë, por me vone, edhe këngët e festivaleve të muzikës se lehtë për të rritur. Nuk mund të ndaja kush ishte ajo që me njiste më shumë, por e rëndësishme është ajo, që une isha e dashuruar me tingujt e bukur. Një radio e vogël ishte primare për të mësuar këngët, orët e muzikës në shkollë, aktivitetet e larmishme, që duhet pranuar që ishin të shumta, por skenat vazhdonin të ishin vetëm ata të voglat nëpër komunitete dhe Pallati i Kulturës në Rrëshen ku finalizoheshin konkurimet. Isha soliste këngësh e festivaleve për fëmijë, ose këngëve rapsodike tashme jo vetem me Fangun por edhe me Shkollen e Rrubikut, në të gjitha koncertet, sidomos deri në mbarim të 8-vjeçares. Vjen një pauze në vitet e para të shkollës së mesme, pjesëmarrëse aktive ne komplekse, por jo soliste dhe as e evidentuar për të shpresuar. E befasuar ketu , por u fokusova pastaj vetem tek mesimet , Ndoshta askush nuk e dinte qe Mrika e donte aq shume kengen. Nejse , ajo vazhdonte te flinte e strukur tek une , duke u zgjuar here pas here , si per te me treguar , qe ,”une jam ketu ,” ,,,,,. Isha nxenese nder me te mirat ne gjimnaz , nuk ngurroj ta them se kam mbaruar me mesatare 9.8, por te gjitha dyert te mbyllura per te vazhduar ,,,,E dija , e ndjeja ne çdo moment te atyre viteve ,se keshtu do te ndodhte . Atehere e kuptova kembenguljen e babes , se pse duhej te mesonim shume , por prap ishte kot,,,,, Sapo shkoja te dera e gjimnazit, ishte nje karikature e shemtuar, nje ” ”gjarper i frikshem ” , qe mbante mbi vete ne rrjesht, shtate prifterinj te Shkodres, me ne krye Pader Gjon Shllakun.,,Ishte nje, polifoto ,
Ne fund ndodhej fotoja e dajes tim, më i riu nder ta , vetem 23 vjeç. Me dhimbte shpirti kur e shikoja ,,, Ai po vuante tmerrin e BURGUT TE Burrelit,,,, Ku nuk e kishin vene ate karikature , ne çdo shkolle , ne çdo vater kulture ,,,,,
Mbaruam maturen , te gjithe prisnin auditoret ,vetem une jo ,,,,,,
Ti nuk arrite te shkosh ne shkolle dhe u ktheve ne shpi dhe cfare ndodhi me pas ?
Fillova menjehere ne koop,,,,, ose me mire, me erdhi letra te shpia, sapo mbaroi shkolla .,,,,,,Ne ato dite u nda nga jeta gjyshja , sa e trishte , sa e trishte ka qene ajo dite,,,,Pengu gjithe jeten i nanes time ,,,, Ajo nuk shkoi me e varros nanen e vet,,,,Ju lutem te gjithe , ju lut vellai qe , o do i nigjonte atij , o kujt tjeter ,por ajo perseri nuk pranoi ,,,,,,’Ndoshta Mriken do ta dergojne ne shkolle , po shkova, nuk ka asnje shprese ma”” . Vone na e ka tregu ,,,,, Asaj i ishte dhene nga dikush fshehurazi nje deklarate qe e kishte firmos per te mos shkuar , ,,,Ju trembte fort asaj firme,,, ,Ajo nuk kishte shkolle , nuk dinte te lexonte , dinte vetem ate qe i eshte thene ,,,,,,Kishte frike , frike per mua , frike per vellain , s`du me e kujtu ate dite , sa e tmerrshme ka qene ,,,,,,Kurre nuk do ta beja , per asgje ne bote , ndersa nana ime i vuni nje gur shpirtit vetem per mua ,,, E mashtruan si mos me keq ,,,, A me derguan mua ne shkolle pastaj ??? Jo,,,Ndryshe rrodhen ngjarjet me vone , krejt rastesi ,ose po te duam me besu , , dikush tjeter i plotfuqishem egziston mbi gjithe pushtetet dhe u jepka drejtim fateve tona . Ishte viti i Festivalit Folklorik ,,,,, Une e thashe edhe me siper,punoja ne kooperative ,,,, Elementet do te zgjidheshin pikerisht nga konkurimi i grupeve te koop bujqesore . U aktivizova me Koop e Fierzes ,mezi prisja ,,,Nuk kisha ndonje shprese per asgje,por vetem te largohesha nga ajo rutina, qe me dukej sikur do me mbyste dita dites ,,,, Jo se lodhesha , grate dhe vajzat e brigades ishin shume te aferta me mua ,te gjitha merrnin pune dore me vete , kurse une vetem libra , ja kalonim shume mire, por ajo e merzia per drejtimin qe po merrte jeta ime , ishte mbi te gjitha ,,,,, Ato te kultures e dinin te gjithe qe une kendoja . Grupi i Fierzes ka qene grupi me i vlersuar ,morem vendin e pare ne kete konkurim . Une kam qene pjese e orkestrines , nje duet me Liza Perleken si edhe soliste ne nje kenge shume te bukur , te cilen e kam kenduar tamam ne stilin e kengeve te sotme ,,,,,, I gjithe grupi yne u caktuan per ne festival …..Ka qënë një kthese krejt e papritur…,,,Viti 1978 ka shënuar një kthesë rrënjësore në themel të formatit si dhe të konceptimit në kompleks të materialeve të shkruara, muzikës, kostumografisë, regjisë, të gjithë janë të lidhura fort duke shënjuar majat e arritjes, si kurrë ndonjë herë tjetër ne kete lloj historie . … Të mos harrojmë se pikërisht në ketë festival, hyri në historinë e vargut të lavdishëm poeti, Gjokë Beci…Këto fjalë prej ari, u ndërthuren aq bukur me motivet tona të Mirditës, të mbledhura nga çdo zonë e kësaj treve. … Mua me ka evidentuar si soliste në këngën e Xhamadanit…, pikërisht, Dorian Nini, i panjohur atëherë për ne të gjithë, që e kishin sjellë si të dënuar nga Festivali i 11-të, i RTSH, për të punuar në përgatitjen e Fest Folk 78. Duhet theksuar se këtu atij i dhanë një autoritet të padiskutueshëm si udhëheqës artistik i këtij festivali. Na ka thirr ne skene te gjitheve , nje nga nje , per te kenduar nga nje kenge çfaredo ,,,, Me kujtohet se po mendoja para se te me vinte radha, se cilen kenge te zgjidhja ,,,, I thashe vetes ,ty te kane marr vetem per t`i ra çiftelise , sepse kerkoheshin sa me shume vajza tek orkestrina ,por per soliste as mos mendo kot… Pjesen me te bukur por edhe talent ne introdukt, e kishte kenga,”Te paska ra pala e flokut”, e shoqeronte Fran Pali ne instrument ,nje kenge lirike e dashur per te gjithe, por krejt ne karakter, jashte meje , , Ishte thjeshte një provë e të kënduarit të një këngë çfarëdo, nga të gjithë pjesëmarrësit, pasi ai nuk na njihte. Nuk e kam çuar ”Palen e Flokut” deri ne fund ,,,Mjaft me tha Dori. Per momentin thashe , kaq ishte ,,,,Menjëherë ka kërkuar, që Mrika do të këndojë ‘’Xhamadanin e Mic Sokolit
Ne qoftese do thuash “Xhamadani i Mic Sokolit menjehere do te vije ne mendje Mrike Trumshi“
Ku e more gjithe ate energji per te kenduar kte kenge?
Më duket në temperament, në timbrin e zërit, e duhura për ketë këngë cilesoi Dorian Nini ….
Parafytyroni gëzimin tim, supriza me e bukur qe as ne enderr nuk e kisha menduar. Ishin pikërisht të tilla kenge qe une i doja shume dhe ai e kapi ketë fakt, me një të dëgjuar dhe çfare, te një kënge që ishte krejt e kundert me natyrën epike te kenges qe ai po zgjidhte per mua ,,,Me kujtohet si tani që e këndova ashtu kot, sa për të kaluar radhën, pasi nuk prisja përzgjedhje solo. Ai shënjoi me mjeshtëri te gjithë solistet, të gjithë të spikatur në përshtatje me këngët që do të këndonin. Ishte zgjedhja më e mirë. Megjithatë këngët ishin me dublim dhe deri ne fund nuk dihej përfundimi, por thjesht që isha një kandidate e këngës që me rrëqethi sapo e dëgjova në fillim, ishte një fitore . Duhej të punoja shumë dhe ndoshta habiteni sot, që çdo fjalë të kësaj kënge është mësuar e ndarë me rrokje, ku do ishte theksi, ku do ishte vibratoja, si të mposhtja emocionet, që shpesh e zbukurojnë këngën por ka raste që e dëmtojnë atë, ndërsa që shpirtin ta kisha te kënga s`kishte nevoje të ma mësonte askush. Përfundimi u vendos nga juria qendrore për të gjithë këngët dhe solistet. Nuk ka qenë kaq e thjeshtë, ka kaluar shume pengesa kjo kenge , sa here kam derdh lot , e hoqen sot , e hoqen neser ,por nuk dua të ndalem ketu .Ishte një ëndërr që kalonte nga dallga në dallgë, në atë që ,jo gjithçka varej nga unë, ose nga kënga, por rëndësi ka finalizimi, . Emocioni më i fortë ka qenë kënga në kalanë e Gjirokastrës. Edhe tani që po shkruaj jam e përlotur, pasi po e ndjej veten pikërisht në atë skenë të gurtë, ku Mrika e vogël, e veshur me tirq e xhamadan, këndonte për herë të parë në një skenë gjigande, nga ku kishte sytë e gjithë Shqipëria. Emocion për vete, emocion për krijuesit e këngës, emocion për ata që më kishin besuar , emocion për Mirditën time që përfaqësoja. Nga fundi i skenës, ku ishte gjithë grupi, duhet të ecja krenare duke i rënë çiftelisë së bashku me Kreshniket e Këngës Mirditase, që sinqerisht me dukeshin sikur ishin mburoja ime, por edhe duke llogaritur hapat që të mbaronte introdukti deri tek arritja e mikrofonave në qendër të skenës. Aty do fillonte menjëherë kënga dhe Mrika do të magjepsej nga duartrokitjet e papritura të publikut që në strofën e dyte të këngës, kur filloi ndërthurja e heroizmave nga brezi në brez, për t`u finalizuar në një breshëri të menjëhershme të të gjithë të pranishmeve kur kam kënduar vargun e fundit ‘’Gjithë shqiptaret janë, “Mic Sokola”. Nuk e di, nuk isha me vetja, isha apo nuk isha une , çdo gjë më dukej një ëndërr…të gjithë në këmbë, ku duartrokitjet nuk kishin te mbaruar. Mbaj mend Gjokë Becin që më përqafonte i përlotur, këngëtaren e madhe, Vaçe Zela , Besim Zekthin , personalitete më me zë te Kultures Shqiptare qe na uronin…Me dukej sikur isha ne enderr, ishim aq të lumtur.te gjithe perqafoheshim me njeri tjetrin ,,,, I gjithë grupi kishte arritur majat e suksesit. E them me bindje që grupi pas nesh në konkurim, ka qene krejt i pafat. Shumica e të pranishmeve kanë mbërritur në sheshin e Çerçizit, ku ne kemi dhënë përsëri programin nga fillimi deri në fund. por me nje ndryshim , tashme pa solo , kendonim te gjithe bashke ,,,Mirdita do të zinte vendin e parë në këtë festival … Nuk kishte qytet, ku të mos kërkohej grupi yne , nga veriu në jug, në të gjithë koncertet kombëtare të asaj kohe, pikërisht këngët tona do të ishin përfaqësimi më dinjitoz. Ata moren dhene ne gjithe trojet ku flitej shqip. Një arritje ku historia e këtij grupi flet vetë.
Sot ‘’Ansambli Mirdita është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin ‘’Mjeshtër i Madh”, fryt i një historie brezash talent, krijuesisht, solistësh,apo drejtuesish te perkushtuar.
Emocione te forta e te bukra na trego pak per emocionet e ne skenat ne Malin e Zi e ne Kosove?
Unë e kam dasht dhe e dua këngën time, këndoj vetëm ato këngë që mua më rrëmbejnë dhe më bëjnë të jem pjesë e tyre.. Skena e festivalit shënoi të parin emocion të fortë, por kur këto këngë janë kënduar ne vitin 1979 në stadiumet e qyteteve të Malit te Zi , ku për here të parë shkonte një grup nga Shqipëria,, parafytyrojeni pak emocionin e këtyre skenave, sa e sa të përlotur, që thërrisnin me ovacione të fuqishme ‘’Rroftë shqiptari”, “Jemi shqiptarë dhe s`mund të bëhemi kurrë as serbë, as malazez”. Sa e sa arrestime në sytë tanë vetëm për të tilla ovacione. Si mund të këndosh kot, si mund të aktrosh e të mos e ndjesh këngën?. Aty vlonte thirrja historike e një kombi të ndarë si mos më keq, të shtypur si mos më keq, vlonte liria e mohuar brez pas brezi. Ne jepnim 2-3 koncerte në dite, vetëm live dhe asnjehere nuk e ndjenim lodhjen. Publiku i përpinte. I kishin mësuar përmendesh, këndonin bashkë me ne, varg për varg. Atëherë unë këtyre u them hite, hite sepse shqiptareve këto këngë ua këndonte shpirti, prandaj i kishin mësuar aq shpejt, sepse atehere nuk kishte kaseta si sot. Mos të harrojmë se në vitin 1981 plasën demonstratat e para në Kosovë. Gjokë Beci, e theksoj ketë fakt, i ka parapri me vargun e tij këtyre dufeve që zienin si kazan, por që një dite patjetër do te shpërthenin…Keshtu pra ,me te tilla kulminacione te Ansamblit ”Mirdita ” , me suksesin e ‘Xhamadanit’ si nje nder kenget me te bukura por edhe me e vlersuara, e nisa une rrugen e kenges time,,,,
Kenga ishte nje nga endrrat e tua te realizuara tashme e cila vazhdon edhe sot e kesaj dite, mos harrojme kengen e fundit “Kam shtepine e vogel” pra kenga vazhdon , por dua te na tregosh per shkollen qe edhe ajo ishte nje brenge e jotja e madhe .. cfare u be me studimin tend?
Asnjehehere nuk hoqa dore nga shkolla .
Jo , asnjehere ,,Tani me shume se kurre e doja arsimimin per t`u rritur profesionalisht tek kenga ,,,, Por kjo nuk do realizohej kurre.
Me derguan fillimisht ne nje kurs ekonomik nje vit ne Tirane ,,,Se çfare lidhje kisha une me ekonomikun, nuk e di, aq me teper qe shkolla ime qelloi te ishte ne nje oborr me kursin e kantos ,,,nigjoja provat e tyre , nigjoja edhe kengen time , mendoni si ndjehesha une ,,, Po pse nuk me derguan aty more zot , te gjithe me thonin ,si ka mundesi ,,Megjithate , qe ka qene nje vit shume i bukur ,por edhe me shume supriza , me duhet ta pranoj. Ne kishim drejtor nje nga shahistet me te mire qe kishte Shqiperia , Ylvi Pustina . I kerkohen nga kursi 2 nxenes te mire per te ndihmuar ne zyrat e statistikave tek Ministria e Bujqesise .Kam qene une dhe nje vajze na Kukesi , , qe kemi punuar ne ato zyra gati 3 muaj rrjesht , pas orarit te mesimit . Se si me dukej , nga kooperativa tek Ministria e Bujqesise . Hidhnim te dhena ne regjister , pune rutine , por nuk duhej asnje gabim , sepse nuk pranoheshin korigjime ,,,,,Per pune te mire ne fund na dhuruan nga nje makine llogaritese elektronike .. E ku kishte atehere , e ruaja fort sikur cfare ishte .Mbarova edhe ketu me rezultate absolute ne te gjitha lendet . Drejtoria e Kursit dergoi nje rekomandim ne Kom Ekz nisur nga rezultatet per te drejte studimi ,,Megjithate ndoshta kenga , ndoshta ky kurs ,u bene shkak qe me pas une te vazhdoja Fakultetin Ekonomik , por pa u shkeputur asnjehere nga festivalet dhe koncertet.,,Nuk e mora vesh se si u arrit ne ate vendim , pasi organizata baze e asaj kohe , per arsye biografie, i vuri gjithmone vize kerkeses time ,,,
Ndersa Mrika rritej profesionalisht dhe si artiste fare ndodhi me te ne jeten sentimentale?
Dhe si vazhdoj jeta jote artistike sepse smund ta mendoj Mriken pa kengen aq me teper qe sot ti vazhdon kendon?
Ne vitin 1985 ,kur une punoja ne Tarazh , ,, u njoha me me Besnikun ,, Besniku ishte nga Durresi , ose me sakte nga Manza… Sapo kishte mbaruar studimet, e kishin derguar ne Fan 6 vjet dhe me pas u transferua tek ne . Fanin e mban ne goje sot e kesaj dite. E dini si thotë : ”Neqoftese do kete ndokund origjine mikpritja shqiptare , pa medyshje ,me gjithe zemer qe eshte Fani i Mirdites”,,, Shume respekt per banoret e kesaj krahine, por edhe ne pergjithesi per mirditoret .,nga Besniku,,,,,,
Shume interesante mbresat e Besnikut per Mirditen e pikerisht zonen e Fanit.
Ju trasferoheni ne durres e ti tashme i perkushtohesh profesionit tend te punojsit social, si ishte kjo situate e re e punes?
Kenga vazhdoi ?
Kete vit une do largohesha nga Mirdita per te filluar nje jete krejt tjeter, e perkushtuar vetem tek puna dhe familja. Pas viteve 90 te mbarova nje specializim per administrim social . Fillova pune pikerisht ne kete profesion dhe ishte nje profesion qe e doja , gjeta veten,.sepse te them te drejten ate te ekonomistes ne koop , nuk e doja aspak ,,,.Teper e perkushtuar , e lidhur shume me njerzit ne nevoje , kam punuar ketu qe me fillimin e aplikimit te kesaj skeme ne Shqiperi ne korrik 1993 – shtator2015 , 22 vite pa u shkeputur asnjehere . Pas Reformes Administrative, s`dua te ndalem ketu , kam kaluar ekonomiste ne sektorin privat. .Nje jete ne mes kenges dhe punes profesionale ,,,, Domosdo do e lesh njeren mangut e sidomos kur je ne nje zone tjeter ,,,, Megjithate ne Festivalin Folk Berat , kam marr pjese me Grupin e Durresit , soliste me Grupin Kosovar te Rrashbullit , ne nje potpuri Dasme Pejane .
Më ngelen peng koncertet për Kosovën. Kanë qenë koncertet më të bukura që janë realizuar ndonjëherë, me këngëtaret më të spikatur të shqiptarisë, me vargun Gjokë Becit, Agim Doçit si dhe të kompozuara me aq ndjenje e profesionalizëm nga mjeshtri i këngëve shqipe, Edmond Zhulali. Aty në ata koncerte doja me shpirt të isha, e kush nuk donte, po përsëri e panjohur, tepër e vogël me dukej vetja, para atyre qe morën pjesë në atë skenë. Ndjehesha krejt e harruar. Që të njihesh sot, do shumë investim nëpër vidioklipe, të jesh e fokusuar vetëm këtu, por unë në jetën e përditshme kisha tjetër profesion. Isha e shkëputur edhe nga grupi im pasi banoja ne Durrës. Të gjitha këto ndikuan jo për mirë tek dëshira për këngën. Pikërisht në atë kohë unë isha e angazhuar direkt në terren me fluksin e kosovareve që erdhën në komunitetin tim, pasi e theksova qe në profesion isha punonjëse në administrimin social. Isha e njësuar me dramën që ato përjetonin, me historitë e tyre, këndoja nëpër shpi bashkë me fëmijët e Kosovës këngët e Leonores , Ilirit ,Arifit ,,,,,sikur po jepnim koncert,,,, Unë vetëm tek shtëpia ime dhe njerëzit e mi, nuk kam menduar si do ja dilnim, kam marr furgonin aq sa kishte, burra, gra, fëmijë, dhe hapem dyert pa e ditur se kush ishin, u dhamë një strehë, ndamë përgjysmë atë qe kishim për vete.
Besniku ne ate kohe ishte Kryetar Bashkie per Manzen dhe i duhej te ishte i pari , per te motivuar edhe familjet e tjera qe te mos ngelte askush pa u sistemuar ,,,E që këtu e kisha vendosur,se në rastin më të parë që do i kthehesha këngës, atëherë kur do ta gjeja përsëri veten, unë do të doja një këngë për Kosovën.
Do do te doja nje kenge per kosoven… a arrite ta kendoje kengen per Kosoven dhe na trego pak pse Mrike Trunshi vesh nje kostum krejt te vecante ne skene me flamurin si kemishe ?
Për poetin nuk kisha mëdyshje, ishte vetem Gjok Beci por kompozitorin nuk e njihja vetëm se e kisha të fiksuar nga koncertet e famshme dedikuar luftes se UÇK-se .Me ndihmuan shumë, më dhanë shumë kurajë për të vazhduar, nuk gjej fjalë falënderimi, pasi më dhuruan një këngë po kaq të bukur dhe me të vërtetë me dukej si një rilindje apo vazhdim i jehonës se ‘’Xhamadanit”… por tashme xhamadanin e një epoke tjetër.Ishte “Mirese vjen dita e shqiptarit” ,,, Është një këngë qe është pritur furishëm kudo që ka pas fatin të jetë e pranishme, në të gjitha trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi etj. I thashë poetit të ndritur, si të falënderoj unë ty poeti im. Më fale një “Xhamadan të Përflakun”, nga Luvri mbi krye një Plis Shqiptarie”, me the -vishe edhe ” Shqiponjën me Pesë Flatra”, se ky është kostumi me i bukur i ‘’Mëmës së Dheut Tim’’. Por më duket,, se këto këngë, sikur nuk po e gjejnë më veten. Poeti im,,,, Nuk e di ku të fokusohem, pasi me këto që ecin sot në treg, vetëm do të shtiresha. “Ti mos u mërzit, më tha Poeti i Madh. Unë kam menduar, që çdo varg imi, çdo varg i këngëve të tua, të mbetet, s`ka rëndësi pëlqehet sot apo jo. Këtu po më tregonte historinë e Plisit në Luver , para se të botonte vellimin e tij e tij me këtë titull. “E kam shkruar këtë tekst për ty”. Më tregoi vizitën në këtë muze dhe “plisin që dukej sikur po ma bënte me sy, apo sikur me fliste permallshem, “Vetem unë jam yti këtu në Luver, çdo objekt tjetër është i huaj , shkruaj te lutem diçka per mua” E pershkruante me shume ndjeshmeri Gjoka , kete moment para Plisit Gjigand ne Luver ,,,,Ti ke kenduar gjithmone me kete lloj kostumi dhe ty do ta dhuroj ,,,,E ke vesh e para ne Gjirokaster dhe vazhdon ta ruash prap ,,,Kujtuam vargun e poetit te nesermen e festivalit : Ç`eshte kjo vajze veshur si djale / Ç`eshte kjo vajze me çifteli / Nga Mirdita paska ardh/ Kenga flet per trimeri // etj etj ,Vargun e Gjokes nuk e shkeputa nga kenga ime asnjehere. Jam krenare për çfarë kam kënduar, pasi e kam menduar mirë përpara zgjedhjen time.
Na thuaj dicka per bashkepunimet e fundit…
Kam bashkepunuar se fundmi me Poetin e Vargut Brilant ,Viktor Gjikolaj , duke realizuar me Kompozitorin Edmond Zhulali Kengen , “N`Kaçanik kendon bilbili” si edhe kete te bukuren e fundit, trion , “Kam shtepine e vogel ” e permende dhe ti Marjana me lart ,me muzike nga Servet Cara. Sa here e degjoj , akoma e me shume me ben per vete ,,,,,
kjo kenge eshte dhurate nga Viktor Gjikolajn nuk gjej fjale per ta falenderuar.
Nje kenge tjeter qe pret vetem klipin eshte me tekst nga Poeti i Mirenjohur Kujtim Hoxha , punuar perseri ne studio nga Mjeshtri Edmond Zhulali. Eshte nje produkt krejt ndryshe nga kenget e tjera , qe mezi pres ta nxjerr ne drite .Me duhet ta theksoj ,se te gjitha kenget e mija ,duke perjashtuar kete te fundit , jane realizuar pikerisht nga ky Kompozitor, ,,, E ndjej veten fatlume , eshte kompozitori me zë i kenges epike ne gjithë shqiptarinë,,,,, Sfide shume e bukur ishte edhe perzgjedhja ime nga Stafi i ” Kosoves se Lire” duke me besuar hymnin e tyre te Medias ,,,, Nje mrekulli me vete ai promovim,ashtu si edhe ”Komandant Katana ” me tekst nga Nikolle Dedaj dhe muzika nga i mirenjohuri Kole Susaj ,,,, Nuk kam si t’i permend te gjitha , jane shume ,por une u mundova te fokusohem tek ata më me shume emocion ,,,,,Kënga tek unë, e theksova që në fillim, është e lindur, fat që kam punuar me profesionistë të vertete, një experiencë e gjatë në skenë, pasi sidomos në atë kohë ne vetëm me koncerte merreshim, . Kjo do të thotë se shpirtin unë nuk mundem me e shkeput nga kenga , edhe pse nuk kam e bazen ekonomike ketu ,,,, Kam jetuar me punen time dhe ndoshta kjo me ka penalizuar disi ,,,,Sa më jetëgjatë të jetë një këngë, aq më shumë ka vlerë… Le të bëhen “hite” sot , “hite vere” e” hite dimri “, të nesërmen nuk e di a mundet me i nigju kush ma ,,,, U zgjata shume , shpesh here e mendoj se mos zgjedhja ime ishte apo eshte e gabuar…. Me kenge te tilla nuk fitohet , ato shfryzohen ne koncerte , por a ecet keshtu ,,, Fitimet jane nga te tjera kenge , kushtojne edhe më lire , kendohen më kollaj , prandaj ne ditet e sotme drejt atyre po rendin te gjithe ,,,S`po komentoj me teper ,,,Une do kendoj ,por qe jam e zhgenjyer nga kjo lloj kohe , patjeter qe po,,,,, Jane mundesite , kornizat qe kushtezojne dhe keto po shterngohen perdite e me shume . Le te shpresojme per dite me te mira .S` me mbetet gje tjeter ”Grate Union Mirdita”, veçse t`ju falenderoj per ftesen tuaj dhe t`ju uroj perzemersisht, ”Gezuar, Gezuar Vitin e Ri 2022”!!! Suksese dhe vetem suksese !!!!
Falenderime pafund per te gjithe ata qe me kane mbeshtetur mua ne rrugetimin tim .
Une duhet te falenderoj Mrike Trumshi per ket interviste kaq mbres lenese e kaq te ndjere.
Artisti na le artin per nderkohe na dhuron edhe boten e tij.
Te falenderoj nga zemra.
Mendoj se me bukur se kaq nuk fillohet viti.