E nderuar si lektore dhe drejtuese e Qendrës së Diagnostikimit Mikrobiologjik “Wolfdieter Sixl” të isha e ftuar sot në studio nga gazetarja e Radio Shkodrës Znj. Merita Sokoli Çoba në emisionin “Mirëmëngjes Shkodër” për të folur Nevila Budshatdhe njëkohësisht babait tim të dashur, i cili punoi me përkushtim dhe devocion në fushën e mikrobiologjisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Një sfidë e madhe që mbeta pa e përmendur në intervistën e sotme për mua ishte edhe periudha e pandemisë me të cilën u përballa së bashku me tekniken e laboratorit Znj. Vera Mashi. Ishte një periudhë e pazakontë, ku të gjitha institucionet ishin të mbyllura dhe laboratori i mikrobiologjisë së Universitetit të Shkodrës, Qendra e Diagnostikimit Mikrobiologjik “Wolfdieter Sixl” nuk e ndali punën edhe në orët e izolimit të pandemisë. Për t’iu përgjigjur pacientëve që dilnin në orët e përcaktuara nga policia e shtetit për të sjellë analizat në laborator dhe për t’iu dërguar përgjigjet e analizave me whatsup. Edhe pse vajzën e vogël e kisha 3 muajsh kur filloi pandemia me 9 Mars 2019 unë nuk e ndala daljen në Laboratorin e Mikrobiologjisë së bashku me stafin e laboratorit për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve shkodranë.