Pas 6 të largimeve nga askuadra në provën e parë “gjenerale” me ekipin Basania të Bushatit, nuk është aspak i kënaqur me prurjet e reja tekniku i Veleçikut Dritan Smajli. Megjithëate do ketë edhe një miqësore të merkuren ne Lezhe përballë Beslidhjes, çka do thot që është edhe një mundësi më shumë për lojtarët e rinj. Kemi ndjekur sot pasdite në fushën sportive të vllezërve Duli ne qytetin e Koplikut miqësorën e parë të skuadrs së futbollit veleçiku për këtë vit. Kjo miqësore e zhvilluar ndaj ekipit modest Basania të Bushatit edhe psë është fituar me rrezultat të thellë nga vëndasit e Veleçikut, duke e detyruar plot 4 herë portierin mik të nxjerrin topin nga rrjeta, përsëri duhet thënë fakti se tekniku i Veleçikut Dritan Smajli nuk është shumë i kënaqur me lojën e futbollistve të tji.Kësisojë përjashto pjesem e parë ku lojtarët bazik të skuadrës në njëfarë mënyre e treguan diferëncën ndaj mysafirve ajo që i vlente me shumë teknikut Dritan Smajli ishte prova ndaj prurjeve të reja në skuadër. Ndaj sipas tij vështirë që pjesa dërmuese e të afruarve do ta bindin që ai t‘u japiin të drejtën për të veshur fanellen e Veleçikut. Nderkaq dhe ndeshja e dytë miqësore apo me Beslidhjen në Lezhe , apo edhe një etrete me U21 të Vllaznisë do të mund të jenë Shansi i artë për lojtarët e afruar për të krijuar besimin e teknikut Dritan Smajli. Si gjithënjë pranë skuadres ndodhet edhe drejtori sportiv Nuri Rexha, i cili jo vetëm mbështetjen e duhur skuadrës , por edhe falë përvojës së tij si një ish futbollist me ëmër jep përëherë këshillat e duhura për skuadrën.
Hyrje Fjala per Ju... MIQËSORJA/DRITAN SMAJLI: LOJTARËT E AFRUAR NUK MË BINDIN, POR UNË NUK DORZOHEM