Ministrja Shahini për edukimin feminist: “Një prej projekteve më të rëndësishme që parandalon dhunën dhe abuzimin ndaj vajzave dhe grave”  

0

NJOFTIM PËR MEDIA

Edukimi feminist është edukim kundër patriarkalizmit – apo pabarazisë gjinore – që është edhe burimi kryesor i abuzimit, dhunës dhe diskriminimit ndaj vajzave dhe grave”, nis një publikim në rrjete sociale i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ndërsa njofton se tashmë ka filluar edhe trajnimi mbi “edukimin feminist” me psikologët dhe punonjësit social shkollorë.Duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj nxënësve, Ministrja Shahini e cilëson gjithashtu si “një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatojmë, sepse synon adresimin e seksizmit, racizmit dhe homofobisë që mund të ekzistojnë në kulturën shkollore, me qëllim zhvillimin e shoqërisë së shëndetshme demokratike”.

“Siç edhe kemi premtuar, do të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla dhe të gjithë do të kalojnë përmes trajnimit mbi “edukimin feminist” – shprehet ndër të tjera Znj. Shahini.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.