Ministrja e arsimit , sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe ministri i shtetit për diasporën Pandeli Majko kane dakordësuar dhe firmosur paketën per dokumentacionin rreth proçedurave te zhvillimit të konkursit per tekstet mësimore për Diasporën.Në ambientet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko miratuan dhe firmosën paketën e dokumenteve rreth procedurave të zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, kriteret e recensuesve, si dhe shpalljen e konkursit për tekstet mësimore për Diasporën hartuar nga “Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”.Në këtë kuadër, Ministrja Kushi nënvizon se “Botimi i teksteve mësimore të unifikuara për diasporën do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare, për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”.Kësisojë me këtë dakordësim të dy ministrive ne lidhje me miratimin e teksteve të unifikuara për diasporën, edhe një herë është treëguar interesimi i posaçem i qeverisë shqiptare për ruajtjen dhe konsolidkimin e gjuhës shqipe të mbarë diasporës shqiptare, kudo dhe nga ata ndodhën. Kështu jo vëtëm diaspora e shtetit Shqiptare , por edhe e Kosovës , e pjesve tjera shqiptare në shtet fqinjë, kudo qe ka në diasporë do të këneë tekstet e unifikuara, kjo realisht është një punë e mirë e b ërë nga dy ministrit respektive të qeverisë shqiptare.