Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Vorë për masat anti-covid.

0

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, ka vizituar shkolla të Vorës për të inspektuar masat anti-COVID, si dhe për të shpërndarë tableta digjitale për nxënësit e klasave kolektive.“Një vizitë e mirë sot në shkollën 9-vjeçare ‘Gjokaj’ të Vorës mbi masat anti-COVID dhe procesin mësimor, ku ndër të tjera bashkë me kolegët Elisa Spiropali dhe Sadi Vorpsi shpërndamë tableta për nxënësit e klasave kolektive”- shkruan ministrja në rrjetin social Facebook.Më pas është vizituar edhe shkolla e mesme “Vajdin Lamaj” në fshatin Domje, një gjimnaz të cilin ministrja Kushi e konsideron model, për sa i përket ambienteve tërësisht të rikonstruktuara dhe sipas standardeve më të mira evropiane. Në fillim të këtij viti shkollor nxënësit kanë hyrë në këto ambiente të rikonstruktuara.“Jam e kënaqur që nxënësit dhe mësuesit nuk zhgënjejnë asnjëherë për sa u përket respektimit të masave anti-COVID në institucionet shkollore. Prandaj, i falënderoj të gjithë me zemër për përkushtimin dhe rigorozitetin në këtë kohë të pazakontë që po kalojmë”- shprehet ministrja Kushi.

Linku i publikimit:

https://www.facebook.com/kushievis/posts/153725076442935

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.