Ministri i Mbrojtjes nuk “mbron” veten nga …

0

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është prekur nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peleshi në një postim në “Facebook”, ku tregon më shumë për gjendjen e tij. Peleshi shkruan se ka simptoma të lehta dhe është karantinuar në banesë. “Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat. Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak. #MbajMaskën”, shkruan Peleshi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.