Intelektualja e njohur , dhe poetja sa lirike , aqe dhe epike , por edhe një poete që jo rallë ia “merr” borxh” britmën Migjenit, duke kerkuar dhe kjo një grusht të fuqishëm për pushtetin që s’bza. I tillë është dhe shqetsimi, të cilin poetja Mimoza Rexhvelaj e ka percjell ne rrjetin social FCB.Ja çfar shkruan poetja Rexhvelaj për një kabinë elektrike, “investim” i rilindjes në fshatin Linaj , njesia administrative Gruemire…
…Sot kur po zbrisja nga mali për në shtëpi më ndaloi një plak. Pasi u përshëndetëm më kërkoi ndihmë të denocoja një kabinë elektrike e cila po bije brënda dhe kërcënon jetën e atyre që kalojnë aty, nxënësve të mi, por dhe dëmin material që do t’i shkaktonte zonës.
(U stepa pak se kisha menduar se këto denocime duhet të bëheshin nga “ njerëzit e listês” por në të tilla raste ndërgjegja ime nuk mund të bjeri në batakun e komisionit dhe intrigave të degëve.)
Të nderuar njerëz kompetent duhet të ndërhyni në kabinën elektrike të fshatit Linaj që të riparohet dhe kthehet në kushte normale, me parametra siç duhen në të tilla objekte ku rrezikshmëria është e lartë.
Është URGJENTE ndërhyrja juaj, pamjet janë alarm i kuq
Këtu kalojnë fëmijë, ju lutem shumë merreni në konsideratë shqetësimin e banorëve të fshatit Linaj.