Mimi Kodheli rizgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

0

Mimi Kodheli është rizgjedhur në mënyrë unanime sërish si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kodheli është e para grua shqipatre që mban këtë post që prej nëntorit të vitit të kaluar në një organizatë ndërkombëtare. 

Shqipëria do të vijojë të ketë përfaqësuesen e saj në Asamblenë e Parlamentare të NATOS, kjo sepse Mimi Kodheli është  zgjedhur sërish në mënyrë unanime si zëvendëspresidente. Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli është e para para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.Kodheli mori pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u zhvillua në Lisbonë, në datat 8-11 tetor. Diskutimet e këtij sesioni u përqendruan në tema si Afganistani, Koncepti Strategjik i NATO 2030, situata post elektorale në Rusi si dhe situata  në Lindjen e Mesme.

Kush është Mimi Kodheli?

Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekonomike prej vitit 2007 dhe ka kryer Master në Administrim Biznesi në Universitetin Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës në vitin 2000. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986.

Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës.  Në vitin 2005, u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës. Prej vitit 2009 është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Kodheli u vendos jashtë listës së sigurt, përkatësisht në vendin 21. Ajo nuk arriti t’i mblidhte votat për të thyer herësin, por me dorëheqjen e Najada Çomos, madati i deputetit i shkoi Kodhelit.

Në karrierën parlamentare, Kodheli ka mbajtur pozicionin e Zëvendëskryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave përgjatë legjislaturës 2009-2013 dhe aktualisht është Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme. Gjatë viteve 2013-2017 ka shërbyer si Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.