MILO DJUKANOVIC SERISH KANDIDAT PER PRESIDENT I MALIT TË ZI

0

Edhe pse qe terhequr nga postet e larta , si President apo dhe si kryeminister Milo Djukanovic postin e kryetarit të partisë nuk e pati lëshuar , madje shumë politikan e kanë parashikuar që pas këtij pushimi , përsëri Milo do rikthehet në kandidimin për postet kryesore të shtetit Mali i Zi . Ndaj , lideri i DPS-së , Milo Djukanovic , ka theksuar se vendimi që të kandidohet në zgjedhjet presidenciale është shprehje e përgjegjësisë ndaj trashëgimisë dhe zhvillimit të mëtejmë të  Malit të Zi , duke shtuar se shpreson në fitore që në rrethin e parë të zgjedhjeve . Këshilli qendrorë i DPS-së , e ka përkrahur njëzëri propozimin e kryesisë që kandidat i kësaj partie për president të jetë , Milo Djukanovic . Përndryshe Djukanovic është kryetar i DPS-së që nga viti 1997 , ndërsa ishte Kryeministër në periudhën 1991-1998 , 2003-2006, 2008-2010 dhe 2012-2016 . Ai gjithashtu ishte edhe President i Malit të Zi në periudhën 1998-2002 . Në rajon , por as në Evropë , që nga rrëzimi i diktaturave , nuk ka edhe një pushtetar që mbajti dhe vazhdon të mbanë pushtet për një periudhë kaq të gjatë kohore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.